Moti

Në Tiranë s’do të ketë dëborë, temperaturat deri në -19 gradë

Europa është përfshirë nga hyrja e rrymave ajrore të ngrira polare, të cilat kanë depërtuar edhe në vendin tonë. Kjo situatë ka sjellë reshje bore në Juglindje dhe Verilindje të vendit por dhe rënie të temperaturave. Reshjet e borës do të mbeten të pranishme deri ditën e sotme në jug dhe juglindje, ndërsa nuk do të ketë dëborë në Tiranë siç edhe u tha.

Temperaturat do të jenë me rënie të konsiderueshme në vlerat maksimale.
zonat malore -7/ -2
zonat e ulëta -4/6
zonat bregdetare 0/7 grade celsius.

Dita e shtunë dhe e diel moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, por pritet rënie tjetër e temperaturave.
zonat malore -14/ -4
zonat e ulëta -5/4
zonat bregdetare -2/5 grade celsius.

Fillimi i javës dhe kryesisht dita e martë do të dominohet nga akulli dhe ngricat ku termometri do të zbres deri në -18/ -19 gradë në zonat malore, 7 në zonat e ulëta dhe -4 gradë në bregdet si pasojë e masave ajrore të akullta arktike.

Për më shumë informacione klikoni te MOTI SOT ku do të shikoni edhe pamjet satelitore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë