Drejtësia

I dënuar për trafik droge në Itali, SPAK konfiskon pasuritë e Vito Bibës

Gazeta Si - Dy vila, 4 apartamente, 2 dyqane dhe një tokë truall në pronësi të Vito Bibës, bashkëshortes së tij Eglatina dhe familjarëve të tij janë konfiskuar nga SPAK.

Vito Biba është dënuar nga Gjykata e Beshias Itali me 20 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në pashkëpunim.

Edhe Englantina Biba  me vendimin nr.45 datë 27.07.2011, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë është deklaruar fajtore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Fillimisht ka qenë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.6 datë 27.01.2023 ka vendosur vendosur konfiskimin e pasurive në emër të çiftit dhe familjarëve të tij.

Më pas ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.102 datë 06.07.2023.

Më 30 qershor 2020 OFL i kishte kërkuar vetëdeklarimin e pasurisë pasi kishte dyshime se mund të ishin marrë në rrugë të paligjshme.

Pasuritë e konfiskuara

1. Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 352,6 m2 me sipërfaqe ndërtese 138,2 m2, Tiranë, në pronësi të Vito Biba;

2. Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 292,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;

3. Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 274,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;

4. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe shkalle 19,8 m2, sipërfaqe verande 36,3 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

5. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, ….. sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

6. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

7. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;

8. Pasuri e llojit “Ndërtesë” me sipërfaqe 91,6 m2, me adresë Tiranë; godinë banimi 2 kate + 1 kat nëntokë: sipërfaqe kati nëntokë 40,2 m2, sipërfaqja e katit përdhe 91,6 m2, sipërfaqe verande 17,9 m2, sipërfaqja e katit të parë 91,6 m2, sipërfaqe verande 22,7 m2, në pronësi të Davide Vito Biba;

9. Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 262,5 m2 me sipërfaqe ndërtese 87,5 m2, godinë banimi 3 kate+1 kat nëntokë , sipërfaqe kati nëntokë 42,7 m2, sipërfaqja e katit përdhe 87,5 m2 (verandë 33.6 m2), sipërfaqja e katit të parë 121,1 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 121,1 m2, në pronësi të Fatime Biba;


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë