Lajme

I dënuar në 2018 për trafik droge, arrestohet 24-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 24- vjeçar , pasi ishte në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia thotë se është vënë në pranga Martin Stenaj, 24 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.

Siç njofton policia, 24-vjeçari ishte shpallur në kërkim në prill të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë