Drejtësia

I akuzuar për korrupsion, Ilir Beqaj të hënën pyetet nga GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar të hënën e datës 20 nëntor në orën 12:00, seancën për marrjen në pyetje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Beqaj akuzohet për “shpërdorim detyre” në lidhje me koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personin hetim I.B. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për zhvillimin e seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje të personit nën hetim I.B do të zhvillohet më datë 20.11.2023 ora 12:00”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë