Futboll

Hysaj kthehet djathtas, Asllani dhe Ismajli asnjë minutë në fushë këtë javë

Gazeta Si – Në prag të grumbullimit me Kombëtaren, një pjesë e mirë e kuqezinjve janë ende të angazhuar me klubet e tyre. Trajneri Silvinjo ka humbur Klaus Gjasulën për dëmtim, ndërkohë lajme ‘të mira’ vijnë për të nga Italia.

Kristjan Asllani dhe Adrian Ismajli do të vijnë të çlodhur për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Të dy këta lojtarë nuk luajtën asnjë minutë në ndeshjet e fundit të kampionatit me skuadra e tyre në Serinë A.

Asllani dhe trajneri Inzagi. Gazeta Si, 4 qershor 2023

Asllani këtë herë nuk mori asnjë sekondë aktivizim nga trajneri Inzagi në 5 ndërrimet që ai bëri në ndeshjen me Torinon, ku Interi fitoi 0-1. Vështirë të mendosh se trajneri e ruajti për finalen e Championsit me Mançester Sitin më 10 qershor. Me shumë mundësi, edhe këtë sfidë Asllani do ta ndjekë si ‘tifoz’, kështu që në Kombëtare do të vijë plot energji.

Në sfidën mes Empolit dhe Lacios, vetëm Hysaj ishte në fushë, këtë herë në krahun e djathtë pas shumë ndeshjesh të luajtura në të majtë. Lacio e tij fitoi 0-2, duke certifikuar vendin e dytë në kampionat. Ismajli qëndroi gjithë kohën në stol në këtë ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë