Lajme

Hyri në lokal i armatosur, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit, falë bashkëpunimit me qytetarët ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Policia thotë se është arrestuar 38-vjeçari me inicialet A. S., banues në Durrës, pasi ka hyrë në lokal me armë zjarri me vete.

Nga kontrolli fizik i këtij shtetasi, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë