Portofol

Hyjnë në fuqi tarifat ‘hakmarrëse’ të Kanadasë për mallrat amerikane

Kundërtarifat e Kanadasë ndaj çelikut dhe aluminit të administratës  Trump kanë hyrë në fuqi.

Të dielën kur, shteti festonte ditën e tij kombëtare, Kanadaja vendosi një tarifë prej 25% për metale të ndryshme të SHBA-ve.

 Chrystia Freeland, Ministrja e Jashtme kanadeze

Tarifat prej 10% gjithashtu janë vendosur për  mbi 250 mallra të tjera amerikane, si birrë, uiski, lëng portokalli, etj.

Tensionet tregtare mes Kanadasë dhe SHBA-ve janë të larta për shkak të  imponimit të taksave për importin e  metaleve dhe në lidhje me  bisedimet e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut.

Detyrimet vlerësohen të jenë 16.6 miliard dollarë, që përfaqësojnë vlerën e eksporteve të metaleve kanadeze të prekura nga masat e SHBA-ve për 2017-ën.

Zyrtarët e lartë kanadezë thonë se lista në fjalë është projektuar për të ushtruar presion politik mbi SHBA-të  dhe për ta bërë Amerikën të kuptojë se çfarë pasojash do të kenë këto lëvizje  mbi tregtinë.

Ata i kanë quajtur taksat ndaj çelikut dhe aluminit kanadez, të Bashkimit Europian dhe Meksikës të vendosura nga administrate Trump si "ilegale" dhe "të pajustifikuara".

Kanadaja njofoi të premten, do të vinte në dispozicion 2 miliardë dollarë për të mbrojtur industrinë e çelikut dhe aluminit, dhe  për të mbështetur bizneset e prekura.

"Qasja jonë është dhe do të mbetet e tillë: ne nuk do të përshkallëzohemi dhe nuk do të kthehemi ", tha ministri i Jashtëm Chrystia Freeland gjatë shpalljes së fondeve.

Bashkimi Europian dhe Meksika kanë vendosur gjithashtu tarifat e tyre ndaj produkteve amerikane.

Detyrimet e BE-sëarrijnë në  2.4 miliard dollar për produkte si uiski burbon, motorra dhe lëng portokalli, të cilat  hynë në fuqi më 22 qershor.

Meksika vendosi tarifa për 3 miliardë dollarë produkte  amerikane duke filluar nga çeliku deri tek boronica, etj.

Tarifat, të cilat provokuan zemërim ndërkombëtar, kanë shkaktuar gjithashtu ankesa kundër SHBA-ve  për llogari të Organizatës Botërore të Tregtisë aleaçës Nafta.

Marrëdhëniet midis Kanadasë dhe SHBA-ve janë të tensionuara pas sulmeve të këtij muaji nga ana e  Presidentit të SHBA-ve Donald Trump kundër liderit kanadez Justin Trudeau pasi ky i fundit deklaroi se vendi i tij nuk do të nëpërkëmbet  nga amerikanët në tregti.

Përtej Nafta-s dhe taksave mbi metalet, ka pasur mosmarrëveshje edhe mbi çështje të tilla si taksat mbi lëndët e  drurit, qumështin dhe verërat.

Akoma më shumë tarifa priten në horizont.

Në maj, presdienti Trump urdhëroi një hetim të sigurisë kombëtare për importet e automjeteve, të cilat mund të sillnin tarifa doganore shtesë për automjetet dhe pjesët e tyre të këmbimit.

Herët,  këtë javë, Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-ve Robert Lighthizer kritikoi tarifat hakmarrëse të imponuara nga BE dhe vendet e tjera ndaj masave të mara nga SHBA-të në lidhje me shtimin e tarifave doganore.

"Këto tarifa hakmarrëse nënvizojnë hipokrizinë e plotë që qeverisë kaq shumë sistemin tregtar global", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë