Para

Hyn në fuqi shpërndarja e shtesave të pagave të reja për shtetin. Shtesë tjetër për vjetërsinë në punë

Nga Gazeta 'SI' - Në Fletoren Zyrtare është publikuar sot vendimi final për shtesën e pagave të rritura që do të marrin punonjësit e sektorit shtetëror.

Përpos shtesës për dy muaj prill-maj, që nuk e morën në kohë, në vendim thuhet se do të ketë dhe një shtesë tjetër. Vjetërsia në punë është elementi tjetër që do të paguhet shtesë për punonjësit në insitucionet shtetërore.

Sipas vendimit llogaritjet do të jenë të tilla:

-0.6% pas çdo viti pune për 10 vitet e para (1– 10 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;

-0.8% pas çdo viti pune për 10 vitet e dyta (11–20 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;

-1% pas çdo viti pune për 10 vitet e treta (21– 30 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit.

Po ashtu, sipas specifikës dhe vështirës së pozicionit, kushteve të punës etj, do të ketë shtesa të tjera mbi pagën bazë.

Vendimi u publikua pak ditë pasi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tha se këtë javë (19-23 qershor) do të shpërndahen shtesat e pagës së re që qeveria nuk i shpërndau brenda afateve të parashikuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë