Lajme

Hungaria nuk e ekstradon Gruevskin, opozita kundër Orbanit

Hungaria nuk do ta ekstradojë ish-kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski në Maqedoni. Kështu u shpreh ministri hungarez i Drejtësisë, Laszlo Trocsanyi, në një ndërhyrje në emitent televiziv vendas.

Ish-kryeministri maqedonas u arratis në Hungari më 13 nëntor, duke kërkuar azil politik në Budapest, në mënyrë që të shpëtojë ndaj një dënimi për korrupsion në Maqedoni. Gruevski "rrezikon jetën në vendin e tij, ndaj nuk mund ta ekstradojmë atë në këtë rast," tha Trocsanyi.

Sipas Ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, Gruevski ka mbërritur “në mënyrë të rregullt”  në Hungari, edhe pse ai ka pranuar se arratisjandodhi me makinën e shërbimit hungarez me targa diplomatike nga Tirana në Serbidhe më pas në Budapest.

Në Hungari, opozita kërkoi nga qeveria të raportojë përrastin e Gruevskit në Parlament. Por shumica që mbështet qeverinë e kryeministrit Viktor Orban e pengoi atë që të përfshihej në agjendë.

"Qeveria Orban mbron kriminelët. Ky është solidariteti mes mafiozësh",  tha Partia Demokratike hungareze (Dk).

Ndërkohë, pas arratisjes së ish kryeministrit dhe njoftimittë fitimit të drejtës së azilit politik, organet e rendit të martën në mbrëmjekanë arrestuar Sasho Mijallkovin, ish-drejtorin e policisë sekrete, njëherit familjar i Nikolla Gruevskit, i cili gjithashtu po gjykohet në disa procese gjyqësore për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në një njoftim të gjykatës themelore të Shkupit thuhet searrestimi i Mijallkovit është bërë pas indikacioneve për arratisjen e tij të mundshme. Veç Mijallkovit, javën e kaluar janë arrestuar edhe dy ish zyrtarë tëtjerë të lartë, Mile Janakievski, ish ministër i transportit dhe Kiril Bozhinovski, ish sekretar i qeverisë të cilët gjithashtu ishin bashkëpunëtor të afërt të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë