Politike

Orban i heq prangat Gruevskit. Përse Zaevit i duhej arrestimi i “Peshkut të Madh”?

Tetë muaj pasi u arrastis në Budapest duke kaluar ilegalisht në territorin shqiptar, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski u arrestuaa mëngjesin e sotëm nga autoritetet hungareze.

Ai është filmuar më pranga në duar në një gjykatë në kryeqytetin hugarez, pasi autoritet gjyqësore në Budapest vendosën të shqyrtojnë kërkesën e qeverisë maqedonase për ekstradimin e tij. Por ashtu siç edhe pritej, ai u shpëtua në momentin e fundit nga kryeministri hungarez Viktor Orban, një prej aleatëve më të vyer të Nikolla Gryevksit gjatë kohës që ishte në pushtet.

Nikolla Gruevski kërkoi azil politik, duke deklaruar se po përndiqej nga autoritetet në Shkup, kërkesë që duket se ka bërë që gjykata në Budapest të vendosë se ish-kryeministri të gjykohet në gjendje të lirë nga autoritetet hungraeze dhe mos të ekstradohet në vendin e tij.

Por ndërkohë, qeveria në Maqedoninë e Veriut kërkon “kokën” e ish-kryeministrit për një sërë akuzazh të rënda për korrupsion, por edhe për “hesapet” e saja politike. Qeveria e Viktor Orbanit e mohon, por hulumtimet mediatike tregojnë se Hungaria ndihmoi ish-kryeministrin e dënuar maqedonas të dalë nga vendi, duke sfiduar jo vetëm qeverinë në Shkup, por edhe Brukselin zyrtar

Por përse kryeministrit Zoran Zaev i duhet arrestimi i Gruevkit

Tentativa për arrestimin e një figure politike Nikolla Gruevksi duket se vjen si provë e fundit e gatishmërisë së qeverisë së kryeminstrit Zoran Zaev për kapjen e “peshqve të mëdhenj”. Kjo ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Europian jo vetëm për Shkupin, por edhe Tiranën.
Arrestimi i Gruevksit do të vinte në një kohë sa të errët aq edhe përfekte për qeverinë e kryeministrit Zaev, pas vendimi të Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian për shtyrjen e negociatave në tetor.

Ndryshimi i emrit dhe Marrëveshja e Prespës duket se nuk ishin të mjaftueshme për të bindur skeptikët e BE-së se Maqedonia e Veriut duhet të bëhet pjesë e familjes europiane, por arrestimi i një ish-kryeministri që është kthyer në simbolin më të madh të korrupsionit, shkeljes së vlerave demokratike dhe abuzimit të pushtetin në Shkup dhe gjërë mund të jetë gjithçka që i duhet Zaevit në këto momente.

Edhe pse për Shqipërinë është e pamundur të thuhet se në çfarë ujërash politike do të “notojmë” në vjeshtë, Zaev ka të ngjarë të kthehet në Bruksel në tetor me arrestimin e një “peshku të madh”. Arrestimi i Gruevksit është në fakt thelbësor jo vetëm për t’i “dhënë jetë” organeve të reja të drejtësisë në Maqedoninë fqinje, por edhe për të rikthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Victor Orban dhe Nikolla Gruevski

Ndërkohë që bëhej gjithnjë edhe më i fuqishëm, Gruevksi rifilloi ta merrte pushtetin për të mirëqenë dhe rrjedhimisht, u bë arrogant. Dhe është pikërisht ky tipar ai që ka çuar dhe do të çojë drejt fundit të gjithë liderët e Ballkanit. Arroganca nuk e la ish-kryeministrin maqedonas të merrte seriozisht hetimet e nisura muaj më parë për shkak të përgjimeve dhe as të bashkëpunonte me autoritetet maqedonase, duke mos i lënë zgjidhje tjetër vecse të merrte arratinë. Ai udhëhoqi Maqedoninë për një dekadë, duke e zhytur popullin në varfëri dhe qeverinë në korrupsion.

Elitat lokale në Tiranë dhe Shkup e dinë shumë mirë se arrestimi i liderve historikë që janë kthyer në simbol të korrupsionit që ka kapluar Ballkanit është strategjia më efektive për t’u bërë përshtypje skeptikëve në Brukselit, si Holanda dhe Franca.

Liderët si Gruevski fyejnë dhe shkelin siç e shohin të arsyeshme, dhe ia hedhin pa u lagur dhe pa u dënuar për veprimet e tyre nga institucionet lokale ose ndërkombëtare. BE-ja dhe SHBA-ja nuk mund të qëndrojnë gjithnjë larg trazirave të Ballkanit. Por shpëtimi i Gruevskit nga Orban, lideri i një shteti anëtar i BE-së, implikon drejtpërdrejtë Brukselin si përgjegjës ndaj sulmit kundër sundimin e ligjit në Maqedoni dhe rajon. E vetmja mënyrë që BE-ja të riafirmojë autoritetin dhe praninë e saj në rajon është nëse siguron menjëherë kthimin e Gruevskit në Shkup.

Për çfarë akuzohet Gruevski?

Arratisja e ish-kryeministrit maqedonas nga vendlindja e tij në Hungari i ngjason një filmi thriller politik. Në vend që të shkonte në burg në Shkup, ai u paraqit më 10 nëntor në ambasadën hungareze në Tiranë. Të nesërmen ai u shoqërua nga diplomatë hungarezë me automjete ambasade nëpërmjet Malit të Zi dhe Serbisë në Hungari, ku mbërriti në mëngjesin e 12 nëntorit. Megjithatë, është e paqartë se si Gruevski iku nga Maqedonia në Shqipëri.

Ish-kryeministri po hetohet për një sërë akuzash që dolën fillimisht në dritë për shkak të disa përgjimeve të paligjshme që Social Demokratët i bënë publike gjatë vitit 2015. Publikimi i këtyre përgjimeve, të cilat përmbajnë kaseta të regjistruara fshehurazi të bisedave zyrtare, zbuluan se Gruevski kishte orkestruar mbikëqyrjen ilegale të rreth 20.000 personave. Përveç skandalit të mercedesit, Gruevski akuzohet edhe për pesë çështjet të koduara me emrin “TNT”, “Titanik”, “Traktorija” dhe “Shamari”.

Nikola Gruevski

Në çështjen e parë, “TNT”, SJO e akuzon Gruevskin për “shpërdorimi detyre”, për të cilin dënimi maksimal është tre vjet burg. Ai dyshohet se ka urdhëruar prishjen e një ndërtese, që po ndërtohej nga ish-aleati i tij politik, Fijat Canovski, si një akt hakmarrjeje politike pasi partia e Canovskit u largua nga koalicioni i udhëhequr nga Gruevski.


Dosja e dytë, e koduar me emrin “Titanik”, është “arma më e rëndë” që autoritetet kanë patur në dorë kundër ish-kryeministrit. Ajo akuzon Gruevskin dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë në VMRO DPMNE për mashtrim gjatë zgjedhjeve në vitin 2013. Në këtë rast, ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, ku përballet me një dënim nga një deri në pesë vjet burg; shpërdorimin e aseteve gjatë një fushate zgjedhore, për të cilën dënimi më i ulët është pesë vjet dhe shkeljen e lirisë së zgjedhësve, me një dënimi minimal prej tre vitesh burg.

Në çështjen e tretë, “Traektorija”, SJO ka paditur Gruevskin dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët besohet se kanë shkelur Ligjin e Prokurimit Publik duke dhënë një kontratë prej 570 milionë eurosh për të ndërtuar dy segmente autostradash të një kompani ndërtimi kineze. Për këtë çështje, Gruevski mund të dënohet nga një deri në tre vjet burg.

Për më tepër, Gruevski është përfshirë edhe në një çështje të pestë të quajtur “Shamari”, ku akuzohet se ka urdhëruar një sulm ndaj një kryebashkiaku të opozitës dhe selisë së tij


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë