Lajme

Humbi gishtat në protestën e “Astirit”, policja niset në Turqi

Ashtu siç ishte prashikuar, Ina Nuka, policja e plagosur në protestën e djeshme, është nisur drejt Turqisë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Ajo pritet të shkojë në një spital të Ankarasë, ku do t’i nënshtrohet një operacioni në duar, për të rekuperuar gishtat e humbur.

Për fat të mirë 24-vjeçarja është në gjendje të stabilizuar.

Mësohet se një autoambulancë e specializuar do të transportojë efektiven drejt Rinasit këtë mbrëmje, nga ku më pas do niset me avion drejt Turqisë.

Nuka në përpjekje për të hequr një kapsoll që i ra në qafë gjatë përplasjeve me protestuesit, plagosi gishtin e madh të njërës dorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë