Biznes

Humbësit dhe fituesit e pandemisë

Në ditët e para të Covid-19, industria e teknologjisë po ndjente kënaqësi. Me miliarda njerëz të mbyllur në shtëpi, puna, lojërat po zhvendoseshin online.

Shumë shpresonin se normaliteti i ri do të nxiste një vrull të madh produktiviteti pasi firmat të digjitalizoheshin dhe punëtorët të shpenzonin më pak kohë duke lëvizur,

Kënaqësia ishte më e madhe në tregun e aksioneve, ku çdo firmë e lidhur me fushën,  pa një rritje të çmimit të aksioneve. Por bota po ndryshon me ritëm të shpejtë bashkë me teknologjitë digjitale të cilat po transformojnë secilin aspekt të jetës, shoqërisë dhe ekonomisë.

Sipas autorit David L. Rogers, transformimi digjital ndërtohet mbi pesë sfera të ndryshme përfshirë konsumatorët, konkurrencën, vlerën, inovacionin dhe të dhënat. Vlera e peshës së një portofoli me këto 5 pika kryesore ose siç u quajt ndryshe “indeksi i çmendurisë së bllokimit” u rrit me 320% nga fillimi i pandemisë deri në kulmin e saj në gusht 2021.

Në të kundërt, Nasdaq, Kompania e shërbimeve financiare  u rrit me 88 %. Por mesa duket mania për t’u fuqizuar ka marrë fund. Sot indeksi i çmendurisë së bllokimit, i cili përfshin firmat si:Netflix, një shërbim transmetimi; Peloton, një prodhues i biçikletave të zbukuruara për stërvitje; Robinhood, një aplikacion për tregtimin e aksioneve; Shopify, një platformë e-commerce; dhe Zoom, një shërbim videokonferencash ka rënë me më shumë se 80% nga kulmi i saj, duke tejkaluar rënien prej 18% në Nasdaq.

Por sa shqetësues është ky trend?

Sigurisht, disa prej tyre pasqyrojnë perspektiva më të zymta për ekonominë globale, të nxitur nga inflacioni, lufta dhe rritja e normave të interesit.

Është zhgënjyese që në dy vite digjitalizimi dhe pune në distancë nuk kanë dhënë prova për një vrull produktiviteti.

Megjithatë, ka ende hapësirë për optimizëm për sa i përket digjitalizimit. Pjesa më e madhe e entuziazmit të hershëm mund të jetë fokusuar thjesht në llojet e gabuara të firmave.

Edhe pse pandemia është drejt fundit, zhvendosja drejt digjitalizimit vazhdon. Fituesit e vërtetë nuk janë firmat fantastike të teknologjisë konsumatore, por kompanitë që ofrojnë infrastrukturën për të mundësuar këtë ndryshim.

Pjesa më e madhe e rënies së indeksit të bllokimit pasqyron modele më të lëkundura të biznesit. Më 22 gusht, Zoom raportoi se rritja e tij nga viti në vit kishte rënë në 8%, norma më e ulët që nga viti 2019.

Tre ditë më vonë Pelton raportoi një rënie prej gati 30% në shitjet tremujore në krahasim me një vit më parë. Ka shumë abonentë që po largohen nga Netflix, duke u abonuar në platforma të tjera si Disney+.

Nga ana tjetër Robinhood po pushon 1/4 e stafit të tij pasi tregtarët janë të fokusuar tashmë në tregje. Puna nga shtëpia ka ndikuar gjithashtu në rritjen e kërkesës për pajisje.

Dërgesat e kompjutëreve në mbarë botën priten të bien me 10% këtë vit. Analistët mendojnë se shitjet e telefonave celularë do të bien me 7%.  Një rënie në shpenzimet për videolojërat dhe një interes për kriptot kanë ulur shitjet e gjysmëpërçuesve të fuqishëm që përdoren për të minuar monedhat digjitale dhe të grafikëve kompjuterike.

Megjithatë, shikoni përtej ngritjes dhe rënies së teknologjisë së konsumatorit, dhe aty do të kuptoni suksesin e vërtetë.

Tregu për infrastrukturën teknologjike që mbështet jetën e përditshme të njerëzve, si kompjuteri, siguria kibernetike dhe pagesat digjitale, po lulëzon. Industria e kompjuterave cloud pritet të rritet në pothuajse 500 miliardë dollarë këtë vit, nga 243 miliardë dollarë në 2019.

Oferta e “Clound Computing” e Amazon, më e madhja në botë, po rritet ende me 33% çdo vit. Ajo përbënte tre të katërtat e të ardhurave operative të firmës gjatë 12 muajve të fundit dhe po mbështet biznesin elektronik.

Rivalët e tij më të afërt janë shërbimet cloud të Microsoft dhe Google. Shitjet e tyre vjetore po rriten përkatësisht me 40% dhe 36%. Cloudification(konvertimi i të dhënave dhe programeve për të përdorur kompjuterin në re (cloud), ka krijuar kërkesa të reja për sigurinë kibernetike, një tjetër nga fituesit e teknologjisë.

Të ardhurat e kombinuara në tre firmat më të mëdha të sigurisë kibernetike janë pothuajse dyfishuar që nga fillimi i pandemisë.

Kapitalizimi i tregut është trefishuar dhe ka rënë vetëm një pjesë që nga fillimi i vitit. Pagesat digjitale janë një tjetër dritë jeshile, falë bllokimeve dhe distancimit social.

3/4 e pronarëve të iPhone përdorin Apple Pay, nga gjysma në 2019, dhe 9 nga 10 shitës me pakicë amerikanë e përdorin atë si një mënyrë pagese. Pothuajse 200 milionë njerëz në Indi dhe Kinë kanë përdorur një formë pagese digjitale për herë të parë që nga fillimi i Covid.

1/3 e të rriturve në Afrikën Sub-Sahariane tani kanë një llogari të parave digjitale, nga 1/5 në vitin 2017.

Mendje e shëndoshë është ajo që fiton

Flluska mund të ketë shpërthyer mbi të “preferuarit” e pandemisë, por zhurma e digjitalizimit po vazhdon. Teknologjitë më pak tërheqëse që ofrojnë infrastrukturën bazë për ndryshimin janë përfituesit e vërtetë të Covid.

Nëse këto do të nxisin një rritje të produktivitetit një ditë, kjo mbetet për t’u parë. Por gjatë pandemisë ndodhi më shumë sesa thjesht çmenduria për shkak të bllokimit./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë