Sociale

Humb jetën pacienti në Senatorium, dyshohet nga gripi i derrit

Një person ka ndërruar jetën ditën e sotme spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ai ishte shtruar në Senatorium, teksa dyshohet se ishte prekur nga virusi AH1N1, i njohur si gripi i derrit.

Viktima është një 37-vjeçar nga Elbasani, Hasan Ekmeçiu, i cili vuante edhe nga problemet në mushkëri. Pikërisht, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një komplikacioni në mushkëri.

Ai është i dyti person nga ky qytet i prekur nga virusi i rëndë që ka ndërruar jetë në Senatoriumin e Tiranës.

Ndërkohë që ky është rasti i katërt i vdekjeve të dyshuara nga gripi, dy prej të cilave janë të konfirmuara nga ISHP.

Mjekët kanë paralajmëruar se vendi është në situatë gripale sezonale, por kjo nuk përjashton edhe përhapjen e gripit të derrit përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe këshillojnë vazhdimisht vaksinimin, sidomos për disa grup mosha si të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë