Lajme

Humb jetën një shqiptar në burgun grek

Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një 35-vjeçar në një burg në Greqi

Mediat greke kanë raportuar se i riu është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qelinë e burgut  të Trikallas.

Personeli i burgjeve e gjeti trupin e 35-vjeçarit pa shenja jete në shtratin e tij. 

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të riut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë