Lajme

Humb jetën një grua në Durrës, ra nga kati i shtatë i pallatit

Durrësi është tronditur paraditen e kësaj së diele nga një ngjarje e rëndë. Një grua, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga kati i shtatë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të qytetit të Durrësit.

Ende nuk janëtë qarta rrethanat e kësaj tragjedie, nëse gruaja është rrëzuar aksidentalisht nga kati i shtatë, apo është hedhur vetë. Edhe identitet i saj nuk është bërë ende i ditur.

Policia nuk ka dhënë detaje dhe është duke punuar për të zbardhur ngjarjen dhe për të zbuluar rrethanat e plota të saj.

 

Më Shumë