Lajme

Humb jetën nga Covid-19 Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi

Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi nuk e ka fituar betejën me COVID-19. Qerimi ndodhej prej ditësh i intubuar në spital Infektiv, por nuk ka mundur dot ta mposhtë virusin. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka konfirmuar pastori Gentian Dervishaj, në rrjetin social “Facebook”.

“Shume te dashur, me shume hidherim jap kete lajm, vellain yne ne Krishtin, profesor dhe pastor Klement Qerimi ka ndruar jete pas intubimit te tij per shkak te covid-19. Gjithe Lutjet dhe dhembushuria e Perendise per Anilen dhe dy femijet e tij,”- shkruan Dervishaj.

Gjithashtu Klement Qerimi ishte edhe pastor. 47-vjeçari pas tërmetit të 26 nëntorit, pësoi dëme të mëdha shëndetësore. Nga shembja e banesës, ai pësoi dëme të mëdha në retinën e syrit të djathtë. Njëkohësisht ai kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të kryer dy operacione të cilat kushtonin 4000 euro, pasi nuk mund t’i përballonte dot financiarisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë