Bota

Huliganët në Beograd rrahin për vdekje vëllain e nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës

Nga Gazeta ‘Si’- Gjorgje Mijatoviç (37), vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ministrit të Zhvillimit dhe Ndërmarrësisë Vojin Mijatoviç, është vrarë dje në Beograd.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç. Mijatoviç vdiq pasi u rrah nga dy huliganë serbë në një park për fëmijë në Vozhdovac.

“Mbrëmë rreth orës 18-19 policia ka marrë një telefonatë se ka pasur përleshje, kanë shkuar në adresën në komunën e Vozhdocit, e kanë gjetur të plagosurin me gruan e tij. Ai u dërgua në urgjencë dhe vdiq atje”, tha Daçiç për TV Blic.

Daçiç ka theksuar se po përcaktohet nëse ka vdekur si pasojë e rrahjes.

“Autopsia do ta konfirmojë, mjekët thonë se ka pasur edhe kriza epileptike”, tha ai.

Siç mëson Telegraf, djali i Mijatoviçit është ankuar dje te babai i tij se të rinjtë e kanë ngacmuar në park. Më pas Mijatoviçi shkoi tek ata dhe pas një diskutimi të shkurtër, të rinjtë e sulmuan dhe e rrahën.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ku iu nënshtrua plagëve të marra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë