Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka reaguar në lidhje me ndalimin nga Izraeli të anëtarëve të flotiljes, që mbështet Gazën.
Hoxha deklaron se imazhet e publikuara nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir, që tregojnë një trajtim poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe aspak të pranueshme.

Më tej, shton se të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe humanitar.
Hoxha po ashtu thekson se ka udhëzuar ambasadën shqiptare në Izrael që të jetë në kontakt me autoritetet izraelite, që qytetarit shqiptar të ndaluar t’i sigurohet ndihma e duhur konsullore.
The images shared by Minister Itamar Ben-Gvir showing the humiliating treatment of detained #flotilla activists are shocking and unacceptable.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) May 21, 2026
All persons detained must be treated with dignity and in full respect of human rights, international law, and humanitarian law.
I have…
Baki Goxhaj ndodhej në flotiljen “Sumud” duke dërguar ndihma humanitare në Gaza para se të ndalohej nga izraelitët.
Italia, Franca, Kanadaja, Belgjika, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar kanë thirrur ambasadorët izraelitë për sqarime, ndërsa kanë dënuar publikisht trajtimin e aktivistëve të ndaluar.
Videoja, e publikuar nga vetë Ben-Gvir në rrjetin social X, tregonte aktivistët të shtrirë në tokë, me duart e lidhura pas shpine dhe të detyruar të gjunjëzoheshin në një zonë industriale, ndërsa ministri izraelit shfaqej duke ironizuar situatën.
“Kështu i mirëpresim mbështetësit e terrorit. Mirë se vini në Izrael”, shkroi Ben-Gvir në postimin që ndezi reagimet ndërkombëtare.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi trajtimin e aktivistëve “të papranueshëm”, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të shtetasve italianë të përfshirë dhe një kërkim faljeje nga Izraeli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje