Motosport

Horner qëndron në vendin e vet, Red Bull liron nga çdo akuzë drejtuesin kryesor

Gazeta Si – Skuadra anglo-austriake ka marrë sot vendimin për çështjen ‘Horner’. Drejtuesi kryesor i saj është liruar nga çdo akuzë për "sjellje të pahijshme’ ndaj një punonjëseje. Hetimi i brendshëm ka përfunduar me këtë vendim në prag të Çmimit të Madh të Bahrejnit.

Kris Horner qëndron në vendin e vet, historia e tij me Red Bull vazhdon. Skuderia nga Milton Keynes ka njoftuar zyrtarisht se drejtuesi kryesor i saj është i pastër, duke e liruar nga çdo akuzë, që e ekishin bërë atë çështje kohët e fundit. Gjithçka nisi prej 5 shkurtit, pas një skupi të të përditshmes holandeze ‘De Telegraaf’ dhe të konfirmuar nga skdueria.

Red Bull-i hapi një hetim të brendashëm me një avokat të pavarur. Tani kjo çështe mbyllet me pafajësinë e drejtuesit 50-vjeçar, që prej 2005-ës i angazhuar me skuderinë që e ka bërë të famshgëm në F.1.

Horner kishte mohuar çdo koment në lidhje me ngjarjen, që në fakt ngriti një tymnajë mediatike edhe për popullaritetin e tij jashtë pistave, duke qenë se që prej 2015-ës është martuar me Geri Halliuell, ish-Spice Girls. Pati reagime të ndryshme për çështjen në fjalë, edhe nga organizatorët e F.1, që i bënë presion Red Bull-it për të vendosur sa më shpejt.

Çështjes më pas iu shtuan akzuzat për presion ndaj punonjëses dhe një oferte të mirë financiare për të që të tërhiqej. Tani çdo gjë kthehet si më parë.

Horner me Red Bull ka fituar 6 Botërorë për konstruktorë dhe 7 për pilotë, 4 me Sebastian Fetel dhe 3 me Maks Vershtapen. Ai është një nga kolonat kryesore të skuadrës që prej themelimit të saj nga Ditrish Mateshitz. Ka edhe një lidhje shumë të fortë me Adrian Njuei, projektuesin gjenial të Red Bull-it të pakapshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë