Bota

Hollanda e rrethuar nga hakerat: Siguria e vendit në rrezik

Hollanda është e rrethuar nga hakerët. Ky fenomen po kthehet në "krizë kombëtare" dhe "siguria e vendit është në rrezik". Alarmi u ngrit nga drejtorët e tre kompanive kryesore holandeze të sigurisë kibernetike (Eye, Hunt & Hackett dhe Northwave) të cilët, duke folur për mediat kombëtare, kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente të qeverisë. Sulmet, shpjegojnë tre ekspertët, janë gjithnjë e më të shumta dhe kërkesat për ndihmë janë shumë për t'u trajtuar vetëm nga kompanitë holandeze.

Ransomware është një virus që përhapet si një skedar në dukje i padëmshëm ose një bashkëngjitje e thjeshtë e -mail-it, por që një herë e shkarkuar kodon skedarët në sistem.

Në përpjekje për të frenuar krizën, policia holandeze lançoi platformën “No More Ransom”, (jo më Ransom) e cila përmban kodet e deshifrimit për shumë lloje të softwereve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë