Jete & Stil

Holandë, krijohet embrioni i parë krejtësisht artificial

Një grup studiuesish kanë krijuar embrionin e parë krejtësisht artificial, pra jo nga vezët dhe spermatozoidët, por nga qelizat staminale. Studiuesit arritën të krijonin embrionin e një miu, i cili nisi të zhvillohej në mitër, por nuk arriti deri në fazën përfundimtare. Embrioni krijon mundësinë të studiohen fazat e hershme të një gjallese dhe në të ardhmen mund të çojë në krijimin e qënieve të para artificiale.

Testimi - Pika e fillimit ishin dy familje qelizash staminale, ato që krijojnë placentën dhe ato nga të cilat do të formohej organizmi i ri. Në provëzat e testimit qelizat krijuan një strukturë të ngjashme me atë të një embrioni në fazën fillestare të zhvillimit, të quajtur blastocist, në të cilin u formula një trastëz që mban qelizat staminale.

embrion ne fazen e blastocistit

Embrioni artificial që arriti një strukturë të ngjashme është quajtur "blastoidi" , e cila është një sferë e vogël e ndarë nga shtresa të holla. Nuk mund të përjashtohet që në të ardhmen ky testim t’i hapë rrugë krijimit të gjallesave të para artificiale, por aktualisht është një laborator i përkryer për të studiuar fazat fillestare të zhvillimit të embrionit, ato në të cilat formohet placenta dhe vendosja e saj në mitër, proces që në shumë raste është përgjegjës për dështimin e shumë shtatëzanive.

Embrioni artificial u krijua nga Instituti i Mjekësisë Rigjeneruese të Universitetit të Maastricht në Holandë, nga një staf i udhëhequr nga Nicolas Rivron. Studimi është botuar në revistën “Nature”.

Solving the problem of falsified medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë