Futboll

Holanda zyrtarizon trajnerin Luis van Gal, për herë të tretë në krye të “Tulipanëve”

Luis van Gal është emëruar sot zyrtarisht trajneri i ri i Holandës. Trajneri i njohur do të ulet në stolin e “Tulipanëve” për herë të tretë, me qëllimin për ta kthyer këtë skuadër në nivelet më të larta të futbollit botëror.

Ish-trajneri i shumë klubeve të njohura europiane, si Ajaks, Barcelona, Bajern Mynih dhe Mançester Junajtid, merr vendin e Frenk de Boer, i cili dha dorëheqjen pas rezultateve zhgënjyese në Europianin e fundit, ku Holanda u eliminua që në fazën e 1/8-ve nga Çekia.

Van Gal, 69 vjeç, e ka drejtuar Holandën edhe dy herë të tjera më parë, në periudhën 2000-2002, kur nuk mundi ta kualifikonte për në Botëror, si dhe në vitin 2014, ku pati sukses, duke e renditur këtë skuadër në vend të tretë në Botërorin e Brazilit. Holanda është një vend ku talentet nuk mungojnë, por rezultatet e viteve të fundit kanë qenë relativisht të dobëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë