Jete & Stil

Holanda do të ndërtojë së shpejti shtëpitë e para të printuara 3D

Së shpejti do të ndërtohen shtëpitë e para të banueshme 3D në Eindhoven të Holandez.

 Shtëpitë do të ndërtohen gjatë këtij viti dhe do të jenë pjesë e  projektit “Milestone”, një bashkëpunim midis Universitetit të Teknologjisë Eindhoven dhe partnerëve të ndryshëm të cilët do të sigurojnë që shtëpitë të përmbushin standardet e jetesës.

“Ky është projekti i parë i strehimit komercial në botë bazuar në shtypjen e betonit 3D. Shtëpitë do të jenë të gjitha të zëna dhe do të plotësojnë të gjitha standardet për t’u quajtur moderne dhe të rehatshme”.

Shtëpia e parë e ndërtuar përmes Projektit “Milestone” do të jetë e vetme, por ekipi përfundimisht shpreson të ndërtojë shtëpi deri në tre kate të larta duke përdorur këtë teknikë ndërtimi.

Fillimisht, pjesët do të shtypen në universitet, por qëllimi është të zhvendoset gjithë operacioni në vendin e ndërtimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë