Gazeta Si - Lirohen nga qelia 4 të arrestuarit pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku u hodhën bomba molotov të premten.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit Kevin Vidricën, Bernard Metaliajn, Franc Kaloshin dhe Artan Muçmatën.
Gjithashtu, gjykata vendosi që atyre u ndalohet pjesëmarrja në protesta të tjera.
Prapa kafazit prej xhami, para nisjes së seancë, protestuesut janë shprehur se kanë marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov.
“Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr”, tha një nga protestuesit.
“Unë jam arrestuar nga policia Fier. Është rrethuar ferma, dhe është terrorizuar familja, nëna ime. Kam qenë në protestë. Jamë anëtar i kryesisë së PD, jam biznesmen. Nuk kam qëlluar as me molotov, unë kam respekt për policinë e shtetit. Kërkoj nga drejtësia shqiptare vetëm drejtësi”, tha qytetari tjetër.
Për dhunën në protestën para bashkisë po hetohen në gjendje të lirë, Tedi Blushi dhe Klevis Balliu, të cilët po ashtu morën pjesë në përpjekjet e protestuesve për të thyer kordonin e vendosur nga policia para hyrjes së godinës.
Pas protestës pati reagime edhe nga përfaqësitë diplomatike në Tiranë, ku u bënë thirrje për protesta paqësore dhe jo tubime të dhunshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.