Euro Retro

Historiku i Europianëve, krijimi dhe të fshehtat e kompeticionit të parë

Më 1927-n, Hugo Meisl, (1881-1937), një ndër drejtuesit më të shquar të Federatës Austriake të Futbollit, hodhi idenë e zhvillimit të një veprimtarie ndërkombëtare midis skuadrave më të mira të Europës Qendrore në futboll, që u quajt Kupa “Mitropa”. Ajo u zhvillua deri në 1939, me pjesëmarrjen e skuadrave të Hungarisë, Çekosllovakisë, Austrisë, Zvicrës, Jugosllavisë, (që më pas u zëvendësua nga Italia). Sparta e Pragës, “Ferencvaroshi” i Budapestit, “Rapidi” dhe “Austria” e Vjenës dhe “Bolonja” e këtij qyteti italian, ishin disa herë fituese të kësaj kupe, që u bë popullore, por që u ndërpre në prag shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

Pas përfundimit të kësaj lufte, që ashtu si Lufta e Parë Botërore, i solli kaq dëme materiale dhe njerëzore popujve të Europës, u bënë përpjekje që kjo veprimtari të rilindte. Madje ajo u quajt Kupa “Jozef Gero”, në kujtim të Presidentit të Federatës Austriake të Futbollit që ndërroi jetë më vitin 1954. Themelimi i Federatës Europiane të Futbollit më 1954 (UEFA), ishte një ogur i mirë që një ditë do të sillte lajme po aq të mira në horizontin e futbollit europian, i cili kishte nevojë për zhvillime të reja. Dhe me të vërtetë kështu ndodhi.

Henri Delaunay

Kampionati i parë Europian për skuadra (kombëtarë u zhvillua në Francë, në vitin 1960, sepse erdhi si ide e sekretarit të Federatës Franceze të Futbollit, Henri Delaunay. Si një turne eksperimental, që me kalimin e viteve do të modernizohej, ashtu sikurse deri në ditët e sotme, Europiani 1960 u zhvillua me formatin vajtje-ardhje, ku pjesëmarrësit mund të regjistroheshin me dëshirë duke paguar shumën prej 100 frangash zvicerane.

Ekipet Pjesëmarrëse

Europiani i parë kishte akses të lirë, pasi pjesëmarrëset që dëshironin të merrnin pjesë, në këtë rast 16 skuadra, i mjaftonte të paguanin 100 franga zvicerane për të marrë pjesë dhe faza finale në Francë do të përcaktohej pas disa eliminatoreve.

Me gjithë thirrjet e krerëve të UEFA-s, vetëm 17 vende pranuan të merrnin pjesë në Europianin e Parë të Futbollit. Ndër munguesit e parë, si në tre botërorët e parë të vitit 1930 në Uruguai, ishin anglezët, “shpikësit“ e futbollit dhe italianët, dy herë Kampionë të Botës. Munguan edhe gjermano-perëndimorët.

Bashkimi Sovjetik pati një "ndihmë" jo të vogël edhe nga Spanja. Si rrjedhojë e Luftës së Ftohtë që kishte shpërthyer në botë mes superfuqive dhe shteteve të ndryshme, në çerekfinalet e Europianit 1960, Spanja, me urdhër të diktatorit të saj, Franko, nuk zbriti në fushë kundër kampionëve të ardhshëm të Europës. "Mbreti" dhe lider kryesor politik iberikas kishte frikë nga hyrja,: e sovjetikëve në Madrid,, me frikën se mos spiunët rusë mund të ndërthurnin ndonjë plan kundër tij. Për këtë arsye, me një vendim të prerë politik, Franko pranoi që Kombëtarja e tij spanjolle ishte më mirë që të eliminohej nga turneu me një rezultat në tavolinë, sesa të lejonte zbarkimin e sovjetikëve në vendin e tij.

Spanja, me urdhër të diktatorit të saj, Franko, nuk zbriti në fushë kundër kampionëve të ardhshëm të Europës

Një ndër munguesit, ishte dhe Shqipëria. Siç duket, për të vazhduar traditën e vetizolimit të saj sepse ndeshjen e fundit ndërkombëtare e kishte më 1 maj të vitit 1958 me RD Gjermane , (1-1) dhe të parafundit më 28 nëntor të vitit 1953 me Çekosllovakinë, (2-1).

Stadiumet

Vetëm 2 stadiume janë përdorur për ndeshjet e Europianin 1930, numri më i ulët në historinë këtij kompeticioni. Të gjitha ndeshjet u zhvilluan në 2 qytete: kryeqytetin e Francës, Paris dhe Marsejë.

Parc des Princes

Vendndodhja: Paris

U hap: 1897

Kapaciteti: 47,929

Ndeshjet: 1

Statusi: Për periudhën 1897 arena përbëhej nga një platformë të vetme, të sigurojë një maskë të vogël. Ajo kishte një kapacitet prej 3,000 njerëzve. Pasi në "Princes Park" filloi të luajë në shtëpi ndeshjet e ekipit të futbollit të vendit, ka qenë çështja e rindërtimit të objekteve me qëllim të rritjes së vendeve. Puna e parë në modernizimin e stadiumit ka përfunduar në vitin 1905. Si rezultat, arena u akomoduar 10.000 tifozëve. Në dritën e Lojrave Olimpike në vitin 1924 ka pasur një rikonstruksion e mesme e stadiumit. Këtë herë ai ishte në gjendje për të akomoduar njëzet mijë spektatorë.

Modernizimi i tretë botëror i objekteve është kryer në vitin 1932. Ajo në mënyrë drastike ndryshoi pamjen e vetë arenën. Ajo ishte (rreth perimetrit të "Parc des Princes") ngritur podium të madh, dhe numri i vendeve është sjellë deri në 40 mijë. Në këtë rast dy stadium anësore kanë strehë mbrojtëse nga moti i keq.

Stade Vélodrome

Vendndodhja: Marsejë

U hap: 1935

Kapaciteti: 67,394

Ndeshjet: 1

Statusi: Një nga stadiumet më të mëdha në Francë filloi ekzistencën e tij në vitet 1930. Planet për ndërtimin e një arene komunale janë hartuar nga autoritetet e qytetit që nga fundi i dekadës së kaluar, dhe Kupa e Botës 1938, e cila shkoi në Francë, ndihmoi për t'i sjellë këto plane në jetë.

Guri i themelit të stadiumit u vendos më 28 prill 1935. Dhe më 13 qershor 1937, këtu u zhvillua ndeshja e parë midis Olimpik dhe Torino. Marseja në prani të 30,000 spektatorëve u tregua më e fortë se mysafirët italianë me rezultat 2: 1. Përveç ndeshjes së futbollit, ceremonia e hapjes së arenës përfshinte gara biçikletash dhe gara vrapuesish. Emri i stadiumit (Stade Vélodrome) për shkak të faktit se një pistë biçikletash ishte vendosur rreth fushës në nivelin e poshtëm të tribunave. Fillimisht, stadiumi ishte në gjendje të strehonte 35,000 spektatorë.

Ngjarjet sportive përfunduan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Stadiumi filloi të përdoret për parkimin e pajisjeve ushtarake franceze. Por edhe lufta nuk u bë pengesë për mbajtjen e ndeshjeve të futbollit në arenë. Një nga më të rëndësishmet ishte ndeshja në vitin 1942 midis Francës (klubi Vichy) dhe Zvicrës (ekipi kombëtar). Kjo ndeshje u ndoq nga 39,000 spektatorë dhe përfundoi me humbjen ndaj Francezëve.

NDESHJET

Gjysmëfinalet

6 Korrik -Çekosllovaki-Bashkimi Sovjetik  0: 3                      

6 Korrik-Francë - Jugosllavi          4:5

Finalja e vendit të tretë

9 Korrik-Çekosllovaki-Francë                 2:0

Finalja

10 Korrik-Bashkimi Sovjetik-Jugosllavi           2:1                                

Ndeshja e parë kualifikuese u zhvillua në Lenin të Moskës përpara 100 mijë shikuesve, kur ish-Bashkimi Sovjetik mposhti Hungarinë me rezultatin 3- 1, ndërsa në ndeshjen e kthimit, rusët arritën të fitonin 1-0. Ndërkohë, favoritet e tjera të mëdha u dalluan edhe në takimet e tjera, ku Franca organizatore shkatërronte me rezultatin e dyfishtë Greqinë në shifrat 8-2 . Nga Ballkani, Jugosllavia nisi të shfaqë një futboll spektakolar, duke eliminuar në raundin e parë eliminator Bullgarinë.

Francë - Jugosllavi 4:5

Gjithsesi, një tjetër shkollë e vjetër e futbollit dhuronte spektakël në këtë fazë të Europianit të parë në histori, Çekosllovakia, e cila në fazën e parë1 "poshtëron" Danimarkën duke siguruar kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 7-3. Përveç katër ekipeve që do t'i shkonin deri në fund këtij kompeticioni, për në çerekfinalet e Europianit arritën të kualifikohen edhe Spanja, Portugalia, Austria dhe surpriza Rumania. Por, për këto katër ekipe të fundit, aventura mbyllet pikërisht në këtë fazë, sepse në stadiumin afër kullës " Eiffel " udhëtuan Jugosllavia, Çekosllovakia, Bashkimi Sovjetik dhe vendësit trans alpinë. Në gjysmëfinale, "gjelat" humbën përballë Jugosllavisë në një ndeshje sa dran1atike, po aq spektakolare, e përfunduar në shifra 5-4.

Ndërsa, në çiftin tjetër gjysmëfinale Çekosllovakia, e cila kishte bërë një kampionat magjepsës, e pa veten të gjunjëzohej shumë lehtë përballë sovjetikëve të pamëshirshëm me rezultatin 3-0. Edhe pse Kombëtarja e Bllokut Komunist arriti të fitonte, ai që spikaste në fushën e lojës ishte portieri legjendar, Lev Yashin, i cili nga analistët e asaj periudhe u cilësua si portieri më i mirë  i të gjitha kohërave. Në fund të këtij edicioni, ai fitoi edhe "Topin e Artë", aq sa edhe sot e kësaj dite mbetet i vetmi portier që ka arritur të vlerësohet me këtë çmim prestigjioz. Në ndeshjen për vendin e tretë, çekosllovakët mposhtën francezët me rezultatin 2-0.                 

Çekosllovaki-Francë 2:0

Më 10 korrik 1960 në Paris, Bashkimi Sovjetik vinte i karikuar, duke iu falur magjive dhe pathyeshmërisë së portierit Yashin, i cili e pa veten të thyhet në minutën e 41-të të pjesës së parë dhe në stadium pllakosi heshtja. Por, kjo ishte vetëm një goditje që zgjoi nga gjumi 'bishën e tërbuar" sovjetike, e cila me të rinisur pjesa e dytë, arriti të barazojë rezultatin. Edhe pse me shumë raste deri në fund, 90 minutat përfunduan në barazim, por, përveç portierit Jashin, Bashkimi Sovjetik kishte një tjetër lider, Viktor Ponedelnik, i cili gjeti golin e fitores që i dhuroi skuadrës së tij titullin e edicionit të parë të Europianit.              

Kuriozitete

• Portieri francez, Georges Lamia, pësol tre gola në 4 minuta në përmbysjen nga 2-4 ne 5-4, që dërgoi Çekosllovakinë në gjysmëfinalen e Europlanit transalpin. Një rekord negativ që nuk është përsëritur më kurrë në këtë kompeticion.

Georges Lamia

• Arbitri i parë i finales së Europianit ishte anglezi Arthur Edward Ellis, po ai që kishte arbitruar në të njëjtin stadium, edhe finalen e parë të Kupës së Kampioneve 1956.

• Vërshëllima e parë e finales së Europianit 1960 erdhi në orën 22:00 të së dielës, kur Viktor Ponedelnik, mbiemri i të cilit në rusisht do të thotë e hënë, shënoi golin në kohën shtesë, pikërisht sapo mesnata e së dielës kish kaluar dhe kishte hyrë dita e mbiemrit të tij.

• Bashkimi Sovjetik mbetet shteti i vetën1 në botë kampion olimpik në fuqi, i cili ka arritur të fitojë Europianin. Në vitin 1956 ata patën mundur në finalen e Melburnit, Jugosllavinë, rivalja e njëjtë e Francë 1960.   

  • Gola: 17
  • Pjesëmarrja: 78,958
  • Golashënuesit: François Heutte (Franca), Valentin Ivanov (Bashkimi Sovjetik), Viktor Ponedelnik (Bashkimi Sovjetik)  (2 gola) 

TOP 11

Bashkimi Sovjetik arriti të triumfonte në kontinent dhe për këtë kanë meritë dy futbollistë. I pari ishte pa diskutim portieri Lev Yashin, i cili shkëlqeu me pritjet e jashtëzakonshme. Një portier që ka lënë gjurmë të paharrueshme edhe në historinë e futbollit, për shkak të elasticitetit, reflekseve dhe pozicionimit, duke u bërë shembull për shumë breza të ardhshëm. Por, një tjetër lojtar la gjurmë në këtë kompeticion dhe ai është Ponedelnik.

Lev Yashin

Sulmuesi, që luante në kampionatin vendës, nuk shquhej për një finalizim vrastar, por ishte i fortë fizikisht dhe mbi të gjitha arriti që të shënojë golin e triumfit në kohën shtesë, kundër jugosllavëve. Kaq mjaftoi që përgjatë gjithë jetës të nderohet me poste honorifike drejtuese, mes të cilëve edhe këshilltar i Presidentit të Federatës për shumë vite.

PortierMbrojtësMesfushorSulmues
Lev Yashin (Bashkimi Sovjetik)Vladimir Durković (Jugosllavi)  Slava Metreveli (Bashkimi Sovjetik)  Milan Galić         (Jugosllavi)  
 Ladislav Novák (Çekosllovaki)  Igor Netto (Bashkimi Sovjetik)Bora Kostić (Jugosllavi)
  Josef Masopust  (Çekosllovaki)  Viktor Ponedelnik (Bashkimi Sovjetik)
  Valentin Ivanov (Bashkimi Sovjetik)Dragoslav Šekularac
(Jugosllavi)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë