Ngjarje

Historike-Asnjë rast i ri me infeksion në Kinë

Sot (e enjte) Kina raportoi se nuk pati asnjë rastë të ri me infeksion nga COVID-19.  Kjo është hera e  parë që nga fillimi i krizës së koronavirusit tre muaj më parë, dhe mbetet një moment historik në betejën e saj me shpërthimin vdekjeprurës që ka bllokuar jetën e përditshme dhe aktivitetin ekonomik në të gjithë botën.

Ndërsa qeveritë në Itali, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë po luftojnë  me pandeminë,  Kina e ka vlerësuar suksesin e saj si dëshmi e asaj që mund të arrihet kur një burokraci e gjerë, nga lart poshtë, pa asnjë mosmarrëveshje, mobilizohet në ndjekjen e një objektivi të vetëm.

Nëse numrat e së enjtes janë më shumë sesa një provë statistikore, atëherë kjo ngjarje do të përfaqësonte një kthesë të jashtëzakonshme për qeverinë kineze, e cila tërhoqi zemërim të gjerë publik kur zyrtarët fillimisht fshehën dhe keqmenaxhuan shpërthimin, madje duke ndëshkuar mjekët që kërkuan të ngrinin alarmin.

Këto gabime, thonë kritikët, lejuan që virusi të përhapet i pakontrolluar në të gjithë qytetin Wuhan në Kinën qendrore, duke detyruar qeverinë ndalojë në mënyrë drakonianen udhëtimet dhe të fuste në në karantinë mbi qindra miliona njerëz që mund të ishin shmangur.

Por ndërsa qasja agresive e Pekinit – është parë si një eksperiment ekstrem i pashembullt në madhësi dhe shtrirje – ajo ndihmoi që numri i të infektuarve të ulej shpejt , megjithëse çmimi i traumës njerëzore dhe humbjet ekonomike janë të rënda.

Virusi ka vrarë 3.245 njerëz deri më tani në Kinë, duke përbërë mbi një të tretën e numrit global. Tetë njerëz vdiqën të Mërkurën, të gjithë në Hubei, provinca në qendër të shpërthimit që filloi në fund të vitit të kaluar në kryeqytetin e saj, Wuhan, ku zyrtarët fillimisht thanë se kishin zbuluar raste të një pneumoni misterioze më 31 dhjetor.

Hubei ka mbajtur barrën e epidemisë: më shumë se 50 milion njerëz atje ishin vendosur nën një karantinë të fortë  që prej fundit të janarit, dhe shkalla e vdekshmërisë prej  në 4.6 përqind, ka qenë disa herë më e lartë se pjesa tjetër e vendit.

Kina nuk është jashtë rrezikut nga një ripërhapje e virusit. Një pjesë e madhe e  popullsisë së vendit është fiksuar keqazi tek mënyra se si Partia Komuniste në pushtet ka trajtuar mashtrimin. Janë ngritur pyetje në lidhje me saktësinë e statistikave të Kinës. Dhe edhe nëse Kina ka zero raste me infkesion në zona të ndryshme, kjo nuk do të thotë zero raste të reja.

Zyrtarët thanë të enjten se 34 raste të reja ishin konfirmuar në mesin e njerëzve që kishin mbërritur nga gjetkë, duke treguar se sa e vështirë do të jetë për Kinën - ose ndonjë vend - ta kontrolloj plotësisht virusin. Brenda Kinës, në shumë provinca dhe qytete qytetarwve qw vinin  nga zona të tjera brenda vendit ju është ndalur hyrja dhe kjo e shtron vetvetiu pyetjen nëse virusi do të rishfaqet sapo të hiqen barriera të tilla dhe njerëzit do fillojnë të lëvizin përsëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë