Njerez

Historia e një vajze që jetoi 2 vite në një pemë për ta shpëtuar nga prerja

Njihuni me Julia Hill, një aktiviste mjedisore që la gjurmët e saj në histori duke shpëtuar pemë. Si? Duke jetuar në një pemë për më shumë se 2 vjet.
Julia Hill lindi më 18 shkurt 1974, në Misuril.
Në moshën 23-vjeçare ajo u bashkua me një grup aktivistësh mjedisorë në Kaliforninë veriore të cilët po protestonin për prerjen e drurëve të kuqërremë antikë nga Kompania Pacific Lumber. Metoda e tyre e protestës ishte elokuente dhe e thjeshtë: ata thjesht u ulën në pemët që ishin gati të priteshin.
Protestuesit qëndruan roje me rotacion për dy ditë në të njëjtën kohë, por udhëheqësit e tyre donin që dikush të qëndronte në "detyrë" për një javë. Askush tjetër nuk doli vullnetar, kështu që Julia pranoi të merrte përsipër rriskun. Vetëm në vend të një jave, ajo qëndroi në majë të pemës për më shumë se 2 vjet. Julia u zotua të mos zbresë derisa të bënte ndryshimin.

Julia në pemën e quajtur Luna

Për 738 ditë Julia jetoi 180 metra mbi tokë në një pemë druri të kuq 1000-vjeçar të quajtur Luna. Gjatë qëndrimit të saj, Julia luftoi të ftohtin, shirat e rrëmbyeshëm, erërat e dimrit, sëmundjet madje dhe një rrethim 10-ditor nga rojet e sigurisë të punësuar për të prerë pemët nga "Pacific Lumber".
Gjithashtu ajo kishte ndërtuar një dhomëz të vogël në pemë ku gatuante ushqimet në një sobë të vogël që ja sollën aktivistët e tjerë.
Ajo komunikoi me botën përmes një telefoni celular me energji diellore dhe duke e quajtur me shaka veten një korrespodente "në pemë".
Julia ia doli mbanë në nismën e saj: Në vitin 1999,Kompania përfundimisht u dorëzua dhe ra dakord për mbrojtjen e përhershme të një zone 200 metra përreth Lunës dhe pemëve të tjera të lashta të drurit të kuq. Vetëm pas kësaj, Julia u largua nga Luna dhe u kthye përsëri në tokë. Përpjekja e saj tërhoqi vëmendjen e mediave për problemin mjedisor.
Përkundër kësaj fitoreje, një vit më vonë, Luna u pre me një sharrë elektrike, por jo plotësisht. Njerëzit punuan fort që ta risillnin në jetë Lunën.

Falë disa hekurave dhe litarëve, njerëzit arritën ta sjellin në jetë Lunën mbasi disa tentuan ta presin

Për fat të mirë, tani, 20 vjet më vonë, Luna është ende e gjelbër dhe e fortë dhe vazhdon të rritet me kalimin e çdo viti.
Por Luna ishte vetëm fillimi i aktivizmit të Julias. Ajo protestoi për një tubacion nafte në Ekuador që kërcënoi pyjet e Andeve, bashkë-themeloi grupin joaktiv të aktivizmit social, Engage Network dhe botoi disa libra, përfshirë kujtimet e saj, "The Legacy of Luna".
Bota e njohu Julia Hill, një vajzë nga një familje e varfër e cila ndryshoi botën në të njëzetat e saj të para. Qëndrueshmëria dhe vendosmëria e saj dërgoi një mesazh shprese, fuqizimi, dashurie dhe respekti për natyrën dhe gjithë jetën, i cili ka frymëzuar shumë njerëz në të gjithë botën. Kështu që në fund, Julia vërtetoi se një person me të vërtetë mund të bëjë ndryshimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë