Futboll

Historia e Hector, një jetë në huazim: 17 ekipe në dhjetë vjet

Reading, Bracknell Town, Didcot Tow, Havant & Waterlooville, Oxford City, Horsham, Dundalk, Barnet, Shrewsbury Town, Aldershot Town, Cheltenham, Aberdeen, Chelsea, Eintracht Francfurte, Hull City, Sheffield Wednesday… e më në fund Fulham, ndoshta për ti dhënë fund aventurës së Michael Hector. Anglo-xhamaikani, 27 vjeç, “Big Hec” ka një kurrikulum unik në llojin e tij: nga fundi i 2009 deri më sot ka ndryshuar 17 fanella.

Nga e gjithë kjo listë e pafund skuadrash, vetëm 3 kanë mbajtur kartonin e Hector: Reading (që e rriti tek moshat), Chelsea nga 2005 e tani Fulham. Për pjesën tjetër, rreth 15 huazime nëpër Angli, me ekskursione sporadike në Irlandë, Skoci e Gjermani. Me Blues, që e shitën tek fqinjët e Cottagers, në fakt nuk ka luajtur kurrë.

“E kam humbur numërimin e transferimeve të mia – tallet ai, duke folur për l’Equipe -. Por nëse kam pranuar të shkoj në huazim kaq shumë herë, ka qenë për tu përmirësuar, për të mësuar. Nuk jam tipi që rri në stol e nuk luan, duke pritur rrogën. Në seritë inferiore takon lojtarë që e përdorin futbollin për të paguar faturat, kreditë, borxhet.. për ta fitorja e një ndeshje është gjithçka. Por tani, kam një djalë të vogël e ndjej nevojën për më shumë stabilitet”. E kërkon tek Fulham, me të cilin po lufton për tu ngjitur nga Championship në Premier League. “Fresh Prince of East Ham”, lexohet në profilin e tij Twitter: i lindur në pjesën lindore të Londrës me origjinë xhamaikane, luan për kombëtaren e Xhamajkës e disa herë i takon të udhëtojë për të luajtur ndeshjet në zonën e Concacaf. Por spostimi nuk është një problem. Jo për të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë