Kuriozitete

Historia e gjatë 22 milionë vite e meteoritit të zi të rënë në Botswana

Më 2 qershor të vitit 2018, një meteorit, me shpejtësi dhjetëra mijëra kilometra në orë, u përplas me atmosferën e Tokës. Ndikimi shkaktoi një shpërthim force me rreth 200 tonë dinamit.

Qielli u ndriçua dhe fragmentet e këtij trupi qiellor u shpërndanë në Parkun Kombëtar të Botswana-s, një shtet afrikan i vendosur midis Afrikës së Jugut, Namibisë dhe Zimbabves.

Detajet e ngjarjes, për të thënë aspak emocionuese për astronomët, u mblodhën në muajt në vijim, deri në nëntor 2020, kur ekspertët - duke ruajtur 23 fragmente të gjetura - më në fund arritën të hedhin dritë mbi historinë e meteoritit misterioz me ngjyrë të zezë dhe peshë të ngjashme me atë të një elefanti të rritur.

Origjina e asteroidit

Një shkrim i publikuar në revistën "Meteoritics & Planetary Science" , tregon: meteori që ra në Botswana, është në të vërtetë një fragment i “Vesta”-s, një asteroid gjigant, që është pjesë e Rripit Kryesor të Asteroidëve që ndodhet midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit.

“Vesta” mendohet të jetë shndërruar në sistemin e hershëm diellor. Ai është i madh, rreth 525 kilometra në diametër dhe ndonjëherë është edhe i dukshëm nga Toka.

Miliarda vjet më parë, trupi qiellor u godit nga një tjetër asteroid, duke krijuar një seri fragmentesh që, 22 milionë vjet më parë, u lëshuan dhe filluan të udhëtonin në hapësirë.

Njëri prej tyre arriti në planetin tonë, duke u përplasur në Botswana. Shkencëtarët e quajtën 2018 LA.

Zbulimi i fragmentit të parë

Kërkimi për fragmentet e tij, nuk ishte i lehtë, siç thotë Peter Jenniskens, ekspert meteoritësh në “SETI” (Instituti i Kërkimeve të Inteligjencës Jashtëtokësore) dhe autor i studimit, në gazetën “New York Times”.

Zona në të cilën ata u përqendruan, është rreth 3,600 kilometra katrorë. Falë regjistrimeve të disa kamerave të sigurisë së hotelit ose pikave të karburanteve, ata arritën të ngushtonin perimetrin për të kuptuar se ku ishte rënia, brenda “Central Kalahari Game Reserve” (Rezerva e Lojërave Qendrore Kalahari).

Midis dhelprave, luanëve, leopardëve dhe gjirafave, grupi kërkimor u mor me kërkimin e fragmenteve të meteorit. Ai ishte shumë i errët, aq sa çdo kush mund të gabonte duke e marrë për jashtëqitje kafshësh.

I pari është gjetur më 23 qershor, një pjesë e vogël që peshonte më pak se një gram. Quhet “Motopi Pan”. "Ky shkëmb i vogël është bërë një thesar kombëtar i Botswana-s", - tha Dr. Jenniskens.

Fragmenti u studiua, falë të dhënave të mbledhura nga sonda e NASA-s “Down”, e cila dokumentoi gjeologjinë e “Vesta”-s. Pikërisht këtu, historia e këtij meteoriti më në fund mund të tregohet. Historia e një udhëtimi 22 milionë vjeçar.

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë