Njerez

Historia e familjes shqiptare që rrezikon të dëbohet nga Franca

Një familje shqiptare mund të dëbohet nga Franca edhe pas kërkesës së tyre për azil, por ajo që prek më shumë në këtë histori është se njëri prej fëmijëve vuan nga probleme shëndetësore.

Familja, me mbiemrin Mlloja, në fillim kishte shkuar në Itali, më pas në Gjermani, dhe destinacionin e radhës kishin Francën. Familja shqiptare prej një vit e gjysmë kishte qëndruar në një dhomë hoteli në Concarneau të Francës.

Çifti dhe dy fëmijët u detyruan të lënë ambientet e këtij hoteli pasi shërbimi social i njoftoi se nuk do të paguante për shpenzimet e tyre, shkruajnë mediat franceze.

“Ne jemi të trishtuar. Nuk duam të na dëbojnë”, tha Elkidi. Por ka edhe persona të tjerë, të cilët dalin hapur në mbrojtje të familjes shqiptare teksa shprehen se ky dëbim do të sjellë dekurajim për të.

“Kjo familja mund të dekurajohet për të ardhmen e saj”, tha Marina Rakoçeviç, një mbështetëse e faamiljes shqiptaare. Kjo familje përpiqej që integrohej në shoqëri duke marrë pjesë së pari në kurse për mësimin e gjuhës frënge.

Djali i madhi i familjes Mlloja është 4 vjeç dhe quhet Ersi. Ai shkon në çerdhe me bashkëmoshatarët e tij dhe kjo e ka ndihmuar shumë në mësimin e gjuhës.

Gjithashtu kjo familje ka edhe një shqetësim tjetër, pasi fëmija i vogël vuan nga një formë e ashpër e astmës dhe kujdesi ndaj tij duhet të jetë i veçantë.

"Unë nuk mund të hyj në detajet e rastit, por autoritetet franceze nuk besojnë në persekutimet që janë paraqitur nga familja. Gjithmonë janë argumentet e njëjta, është shumë e vështirë për azilkërkuesit në Shqipëri që të marrin mbrojtje", tha avokati Corinne Touchard, i cili merret me çështjen e tyre.

Nëse do të kthehen në Shqipëri, jeta e tyre do të vështirësohej shumë, sepse kushtet e jetesës janë skandaloze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë