Njerez

Historia e Ederson, portierit të Manchester City-t që shpëtoi nga varfëria falë futbollit

Ederson Moraes (Osasco, Brazil, 17.08.1993) ishte pjesë kryesore e planit të Pep Guardiolës në “Bernabéu”. Loja e tij e shkëlqyer me këmbë dhuroi topa të gjatë për Gabriel Jesús, i cili ekzekutoi planin e hartuar nga trajneri i Manchester City. Pep shfrytëzoi një nga cilësitë e shkëlqyera të portierit brazilian, një virtyt për të cilin faji është i Gilberto Lopes, zbuluesi i Ederson në shtetin e Sao Paulo.

“Jo si portier, profesor, jo përsëri. Nuk më pëlqen. Dua të luaj në vendin tim, në anën e majtë, më tha. Ishte normale, sepse ai ishte 9 vjeç dhe në atë moshë, shumica e djemve duan të shënojnë gola, duke qenë lojtar të fushës, – tregon për “Marca” Lopes, direkt nga fusha ku ka stërvitur lojtarët për vite me radhë. – Gjithmonë me ndihmën e Jezusit, Ederson e kuptoi shpejt se porta ishte një ide e mire. Gilberto pa një talent të fshehur tek ai: ‘’Ai ishte një djalë shumë, shumë i hollë. Prandaj, bashkëlojtarët filluan ta quajnë me shaka “El Gordo”. Ai e godiste topin shumë fort, por teknikisht nuk ishte shumë i mirë. Kjo është arsyeja pse unë vendosa ta aktivizoj në portë. Ai nuk donte, por shpejt do të kishte sukses në këtë rol”.

Në fushat e FC Ebenézer, një vend ku Gilberto Lopes përpiqet të merret me djem në situata të vështira, përmes futbollit, Ederson arriti në moshën 9 vjeç. “Na e sollën aty, sepse njëri nga vëllezërit e tij ishte me ne. Familja e tij ishte shumë e varfër, por e strukturuar. Ata ishin nga një zonë me shtëpi, ku shumë prej tyre nuk kishin fare çati. Babai i tij ngrihej shumë herët, në katër të mëngjesit, për të shitur fruta. Ndonjëherë ai do ta ndihmonte atë. Tani, Ederson është portieri më i shtrenjtë në botë dhe i ka harruar disa nga ato gjëra. Neve na premtuan disa gjëra që, le të themi, nuk i përmbushën plotësisht. Unë nuk kam folur me të prej një kohe të gjatë, – shpjegon Giba me një zërin e dridhur.

Aftësitë e tij u dalluan qëkur ishte i ri: ‘’Ishte më e mira që mund të bënte, pa dyshim. Ai po shënonte gola, kur e aktivizuam si portier”. Këmba e tij e majtë e fuqishme, ajo që e ekspozoi në “Bernabéu” me pasimet e tij të kalibruara mirë, është regjistruar në Librin e Rekordeve  “Guinness”. Në maj 2018, Adam Brown e testoi portierin brazilian për “Guinness” në goditjet nga distanca. Ederson pati tri mundësi për të shënuar gol përtej 75 metrave largësi. Me Kyle Walker, Raheem Sterling dhe Phil Foden si mbështetës, ai e dërgoi topin 35 centimetra përtej asaj që kërkohej. Në shtëpinë e tij ka pllakatën e “Guinness”, që dëshmon për këtë rekord.

https://www.youtube.com/watch?v=wRtF6BeFTgw

Vlera më e rëndësishme ishte koka e tij. “Gjëja më e mirë që Ederson ka pasur ndonjëherë është se kurrë nuk kishte frikë nga asgjë. Ai është trim dhe i guximshëm. Ai kurrë nuk u frikësua se duhej të luante me djem më të rritur. Ose kur i thashë që do ta çoja në Sao Paulo. Ai ishte vetëm 10 vjeç…”, – kujton Giba.

Disa vite më vonë, në derën e Gilberto Lopes, troket një skaut futbolli, që punon në zonën e Sao Paulo, për llogari të Jorge Mendes.: “Emri i tij ishte Enio. Ai kishte folur me prindërit e Ederson dhe ju kishte paraqitur një ofertë nga Benfica.  Portugezët donin ta provonin më parë. Mendes më pyeti për potencialin e tij. I thashë ndihmësit tim ta testonte para syve të tij. Ai i hodhi disa topa dhe nuk ishte e nevojshme më shumë. Ederson nuk ishte ende 16 vjeç asokohe. Tani është portieri më i shtrenjtë në botë”.

Trupi i Ederson është një album me tatuazhe. “Shumë, – thotë Giba. – Ka më shumë se 30 tatuazhe, që e mbulojnë lëkurën e tyre, nga qafa deri tek kyçet e këmbës. Përmes tyre përshkruhet jeta e tij: kujtime familjare, imazhe dhe mesazhe fetare (unë i përkas Jezusit, lexohet në gjoksin e tij), shqiponja e klubit të dashur të tij, Benfica, trofeu i Ligës Portugeze. 1993, viti i lindjes, është përjetësuar në anën e pasme të qafës … Ëndrra e tij më e madhe: Trofeu i Ligës së Kampionëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë