Njerez

Histori suksesi, transplanti i parë i fytyrës dhe duarve në botë

Mjekët në Nju Jork kanë kryer transplantin e parë të suksesshëm të fytyrës dhe duarve në botë.

Joe DiMeo, 22 vjeç, në 2018 ishte duke shkuar në shtëpi kur e zuri gjumi në timon. Makina e tij u përplas, duke shpërthyer në flakë. Aty ai mori djegie të shkallës së tretë në mbi 80% të trupit të tij. Atij i prenë majat e gishtërinjve, buzët dhe kapakët e syve.

Ai kreu më shumë se 20 operacione, por arriti të fitonte vetëm përdorimin e kufizuar të duarve dhe fytyrës së tij.

Në gusht ai iu nënshtrua një operacioni 23-orësh, kryer nga një ekip prej më shumë se 140 punonjësish të kujdesit shëndetësor.

Eduardo Rodriguez, drejtor i Programit të Transplantit të Fytyrës, tha se donin t'i jepnin atij jo vetëm një operacion që e bëri atë të duket më mirë, por të mund dhe të jetonte i pavarur.

DiMeo kaloi 45 ditë në kujdes intensiv pas operacionit dhe dy muaj të tjerë në spital, ku iu desh të mësonte se si të hapte qepallat dhe të përdorte duart e tij të reja.

Dy transplantime të fytyrës dhe të duarve të dyfishta janë kryer më parë, por të dy ishin të pasuksesshëm. Një pacient vdiq nga ndërlikimet dhe tjetrit iu hoqën duart pasi nuk përshtateshin dhe nuk funksionuan.

ZRodriguez thotë se Z. DiMeo, i cili bën deri në pesë orë rehabilitim në ditë, është "pacienti më i motivuar" që ka takuar ndonjëherë.

"Ai dëshiron të punojë në sport, i pëlqen të luajë golf dhe dëshiron të kthehet në kurs. Unë jam gjithmonë i impresionuar nga sasia e peshës që ai mund të ngrejë dhe cilësia e forcës së tij të kapjes", shtoi ai.

DiMeo thotë se tani mund të stërvitet vetë dhe të përgatisë mëngjesin.

"Kjo është një dhuratë një herë në jetë dhe shpresoj se familja mund të ngushëllohet duke ditur që një pjesë e dhuruesit jeton me mua. Prindërit e mi dhe unë jemi shumë mirënjohës që më është dhënë ky shansi i dytë", shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë