Sociale

Në zonat e kuqe lëvizja deri më 21:00. S’ka nevojë as për autorizim për të lëvizur

Fashat orare të lëvizjes së kufizuar janë hequr krejtësisht nga zonat e gjelbëra, ndërkohë që në zonat e kuqe, siç është edhe Tirana, nga dita e hënë fasha orare e lëvizjes zgjatet deri në orën 21:00.

Vendimi është konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Është hequr gjithashtu në të gjithë vendin kërkesa për autorizim për lëvizje, si për këmbësorë, ashtu edhe për automjete.

Ndalimi i vetëm që mbetet në fuqi dhe kërkon autorizim ëshë hyrja me automjet nga zonat e gjelbra në zonat e kuqe.

Është hequr gjithashtu edhe rregulli i vetëm një të ftuari në studiot televizive. Rama deklaron se Qeveria do të ndryshojë të hënën këtë kusht, që do të zëvendësohet me kushtin e mbajtjes së distancës 2 metra.

“Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu! Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht. Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë