Lajme

Hiqen gjobat për mospagimin e Tatimit mbi Fitimin

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se bizneset nuk do të paguajnë gjobën për mosshlyerjen në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3 mujorin e parë të vitit 2020.

Financat sqarojnë se, të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme.

Administrata Tatimore do të do të vijojë zbatimin e procedurave për të njoftuar tatimpaguesit në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik e-Filing.

Gjithashtu, struktura e apelimit pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të trajtojë në përputhje me përcaktimet e legjislacionit, për situatat e fatkeqësisë natyrore edhe gjobat e tjera për deklarim dhe pagesë me vonesë të detyrimeve të tjera tatimore nga ana e tatimpaguesve.

MFE thotë se mbetet e angazhuar për të mbështetur biznesin në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj periudhë të vështirë pandemie me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë