Futboll

Himni i ri i MLS, kompozuar nga Hans Zimmer (video)

Në 25 vjetorin e Major League Soccer, federata amerikane ka zbuluar himnin e ri zyrtar, të kompozuar nga Hans Zimmer, fitues i disa çmimeve Grammy dhe Oscar. Muzika e Gladiator , The Lion King , The Dark Knight , Pirates of the Caribbean dhe më shumë se 150 filmave të tjerë mban emrin e Zimmer.  Himni i ri do të luhet përpara fillimit të ndeshjeve  dhe do të përdoret nga MLS në të gjithë globin. Do të vihet në dispozicion për tifozët, në platformat e ndryshme muzikore.

https://www.youtube.com/watch?v=Hvl5x9f3KwM

"Futbolli ka një impakt të madh social dhe ekonomik, kompozimi i një himni për Major League Soccer ishte një sfidë emocionuese dhe një nder i madh duke pasur parasysh rritjen e këtij kampionati," tha Zimmer. “Jam krenar për produktin përfundimtar dhe për të gjithë artistët që kanë punuar në këtë projekt. Ne kemi krijuar një himn që tregon  frymën e vërtetë të MLS dhe mbështetësve të saj gjatë kësaj epoke të mrekullueshme për ligën. " Një nga kompozitorët më të njohur dhe inovatorë në botë, Zimmer aktualisht po punon për filmin e ri të sagës James Bond, No Time To Die , që pritet të dalë në prill.

“Hans Zimmer ka krijuar një himn të guximshëm, modern  për MLS. Një pjesë muzike që përshkruan emocionet dhe energjinë që karakterizon stadiumet tona “tha David Bruce, drejtori i marketingut pranë MLS. "Puna e tij do të paraprijë emocionin, dramën, përpara  çdo ndeshje."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë