Lajme

Himarë, gjendet i pajetë 58-vjeçari

Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë gjatë mesnatës afër portit të Himarës. Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.Ç., i cili është gjetur i pajetë në rrugë rreth orës 00:43.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Dyshohet se F.Ç aksidentalisht është rrëzuar ku dhe ka humbur jetën.

Ekspertet mjeko-ligjorë po kryejnë ekspertizën për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë