Futboll

Hidhet sot shorti për çerekfinalet e Championsit, rrezik për një derbi italian

Gazeta Si – Rritet ankthi për shortin e Ligës së Kampionëve, që hidhet sot në Nion, në orën 12:00, për fazën çerekfinale. Skuadrat pjesëmarrëse në short janë: Real Madrid, Bajern Mynih, Milan, Mançester Siti, Inter, Çelsi, Napoli dhe Benfika.

Nga kjo fazë e më tej shorti është totalisht i lirë, nuk ka koka serie dhe skuadrat e të njëjtit vend mund të përballen mes tyre. Po ashtu, mund të përballen edhe skuadra që kanë qenë në të njëjtin grup. Në shortin e sotëm do të përcaktohen edhe gjysmëfinalet dhe skuadra pritëse e finales.

Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së kampionëve luhen më 11 dhe 12 prill, kurse ato të kthimit më 18 dhe 19 prill. Gjysmëfinalet zhvillohen më 9-10 dhe 16-17 maj. Finalja luhet të shtunën e 10 qershorit në stadiumin olimpik ‘Atatürk’ të Stambollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë