Bota

Hetimi zbuloi se Biden keqpërdori dosjet top-sekret: Një i moshuar me probleme të kujtesës

Gazeta Si - Sipas prokurorit special Robert Hur, Joe Biden mbajti dhe zbuloi vullnetarisht materiale shumë të klasifikuara kur ishte qytetar privat, duke përfshirë dokumente mbi politikën ushtarake dhe të jashtme në Afganistan dhe çështje të tjera të ndjeshme të sigurisë kombëtare.

Ky është përfundimi i raportit të Hur, i cili, duke kritikuar trajtimin e dokumenteve nga presidenti amerikan, beson se ai nuk duhet të paditet.

Presidenti i SHBA-ve e kritikoi me zemërim raportin që zbuloi se ai keqpërdorte dosjet top-sekrete dhe ku u tha se kishte vështirësi për të kujtuar ngjarjet kryesore të jetës.

"Kujtesa ime është e mirë". Ai kritikoi dhe pretendimin që nuk e mbante mend kur i vdiq djali, duke thënë: "Si dreqin guxon ta thotë atë?"

Hetimi zbuloi se zoti Biden "mbajti dhe zbuloi me dashje" dosje të klasifikuara, por vendosi të mos e akuzonte atë.

Donald Trump ka dalë kundër këtij vendimi: “Ky rast ka treguar se sistemi i drejtësisë ka një standard të dyfishtë dhe gjyqet kundër meje janë selektive dhe antikushtetuese”.

Biden nga ana e tij u mbrojt: “Kam bashkëpunuar me sistemin e drejtësisë, ndërsa Trump gënjeu dhe nuk bashkëpunoi”.

“Rasti i Biden është njëqind herë më i ndryshëm dhe më i rëndë se i imi”, sulmoi ish-presidenti, në rrugën e duhur për kandidaturën republikane për Shtëpinë e Bardhë.

Jason Miller, një këshilltar prej kohësh i ish-presidentit amerikan, vuri gishtin në raportin e publikuar nga prokurori special, duke pretenduar se në Shtetet e Bashkuara ekziston "një sistem i dyfishtë drejtësie".

Një sistem që, nga njëra anë, padit Trump për dokumentet në Mar a-lago, ndërsa nga ana tjetër “fali” Biden për dokumente të klasifikuara që ai gjithashtu i kishte mbajtur për vite me radhë, pavarësisht se as nuk ishte president në atë kohë.

Raporti prej 388 faqesh u publikua të enjten nga prokurori special Robert Hur dhe pranon se Biden "qëllimisht" përvetësoi dokumente të klasifikuara. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ai përcakton se çështja nuk meriton formulimin e aktakuzave kundër banuesit aktual të Shtëpisë së Bardhë, i përcaktuar në dokument si "një i moshuar me qëllime të mira që vuan nga probleme me kujtesën".

Sipas Miller, megjithatë, raporti i Hur do të ishte në të gjitha aspektet "një rast i ndërhyrjes në zgjedhje", në një kohë kur Trump, kundërshtari më i mundshëm i Bidenit në zgjedhjet e ardhshme, e gjeti veten në hapësirën e disa viteve që duhej të mbrohej kundër 91 kallëzime penale në katër shtete dhe aktakuza federale.

Përgjigja e Joe Biden ndaj sjelljes së tij kur ishte nënpresident nuk vonoi. "Unë kurrë nuk kam lëshuar informacion të klasifikuar. Unë duhet t'i kisha kushtuar më shumë vëmendje mënyrës se si janë trajtuar ato dokumente, edhe pse nuk kam shkelur ligjin".

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga “Fox News”, në lidhje me akuzave ndaj tij për "memorie të dobët", Biden tha: "Kujtesa ime është e mirë, shikoni çfarë kam bërë që kur kam drejtuar presidencën".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë