Futboll

Hetimi Prisma, UEFA merr dokumente të reja për bilancet e Juventusit

Gazeta Si – Në zyrat e UEFA-s në Nion kanë shkuar dokumente të reja të Prokurorisë së Torinos që kanë lidhje me Juventusin dhe ‘settlement agreement’ të gushtit të kaluar.

UEFA vazhdon të ndjekë, për momentin nga larg, zhvillimet jashtë fushe te Juventusi. Pasi ka hapur zyrtarisht një hetim në lidhje me llogaritë e klubit italian, në Nion kanë kërkuar dhe kanë marrë nga Prokuroria e Torinos të tjera dokumente nga hetimi ‘Prisma’.

Ish-drejtuesit e Juventusit që kanë lidhje me hetimin. Gazeta Si, 14 mars 2023

Organizmi që drejton futbollin europian kërkon të shohë qartë bilancet e Juventusit, mbi të gjitha në raport me akordet e arritura gushtin e kaluar. Për këtë arsye ka dashur të shohë me detaje veprimet që kanë dalë nga hetimet, duke përfshirë edhe akordet sekrete për riblerjen e disa lojtarëve.

Të gjitha këto ndodhin në pritje të seancës së parashikuar më 27 mars, kur do të vendoset, nëse do të ketë një proces gjyqësor për Juventusin dhe ish-drejtuesit e tij. Këto dokumente janë në dorë të Federatës Italiane të Futbollit dhe kanë të bëjnë edhe me klube të tjera, si Atalanta, Bolonja, Kaljari, Sampdoria, Sasuolo dhe Udineze.

Një dënim i mundshëm mund të sjellë sanksione dhe në nivelin sportiv ndërkombëtar, me Juventusin që rrezikon të përjashtohet nga kompeticionet europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë