Politike

Hetimi për zyrtarin e FBI, Berisha: Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork

Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë të hënën në darkë pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar, si dhe ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë (ku është takuar me kryeministrin Rama), Kosovë dhe Bosnjë.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat vetëm për këtë çështje, duke përmendur edhe emra të përfshire në hetim.

Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar, lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse.

Charles McGonigal u ngarkua në grupin e prokurorit special Mueller, ish-drejtorit të FBI, për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por, FBI, gradualisht gjeti se ky vetë, shef i kundërinteligjencës së metropolit të SHBA, Nju Jorkut, kishte lidhje të sëmura ruse.

Por, në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë medieve të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dhe, dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekret hoxhiste, Agron Neza”, tha Berisha.

Më tej, ai nënvizoi: “Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork.

Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.

Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë