Politike

Hetimi për TIMS, Salianji: Institucionet të kthejnë përgjigje, në të kundërt do kallëzohen penalisht

Kryetari i komisionit hetimor për TIMS, Ervin Salianji, tha përmes një deklarate për media, se janë depozituar kërkesa për informacion ndaj disa institucioneve. Nëse këto të fundit nuk kthejnë përgjigje brenda 5 ditësh, sipas tij, do të ketë kallëzime penale për shpërdorim detyre.

“Kam depozituar dje kërkesat për informacion të firmosura nga unë, drejtuar Ramës, ministrit të brendshëm, Drejtorit të Policisë, drejtorit të AMP, drejtores së Shërbimit Informativ. PS kërkon që ne të mos bëjmë as kërkesa për informacion dhe të korrektojmë kërkesat nga ekspertët. Ne kërkesat i kemi bërë pasi marrë vendim të ndërmjetëm.

Institucionet kanë detyrim të përgjigjen brenda 5 ditëve ose do të përballen me kallëzime penale për shpërdorim detyre.

Sovraniteti i është dorëzuar bandave me të dhënat më sensitive, jo vetëm të shtetasve shqiptarë por edhe për të huajt që hyjnë e dalin nga territori ynë.

Nuk duhet të mbetet ndëshkuar asnjë që është i përfshirë në këtë gjë.

E pa dëgjuar është që përfaqësues të mazhorancës të bojkotojnë komisionet hetimore dhe Parlamentit. Ikën dje si skuthat, njëlloj si ndërhyrja në sistemin TIMS për qëllime kriminale. Edhe mbrojtja që pretendohet tu bëhet atyre është veprimtari kriminale”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë