Motosport

Hemilton rrezikon të përfundojë nën hetim për mesazhin në fanellë

Ljuis Hemilton rrezikon të përfundojë nën hetim për shkak të një mesazhi në fanellë, me anë të të cilit ai kërkon që të arrestohen policët përgjegjës për vdekjen e Breona Tjelor. Sipas një zëdhënësi të FIA-s, ai mund të konsiderohet si një mesazh politik.

FIA (Federata Botërore e Automobilizmit), po vlerëson mundësinë e hetimit të kampionit të botës në F1, Ljuis Hemilton, për shkak të fanellës që ai kishte veshur në cirkuitin e Muxhelos dhe më pas në pod. Në fanellë ishte shkruar: “Arrestoni policët që kanë vrarë Breona Tejlor”.

Pjesa e pasme e fanellës së Hemilton me mesazhin për Tejlor. Gazeta Si, 15 shtator 2020

Në shpinë ishte portreti i vajzës së qëlluar për vdekje tetë herë me armë zjarri gjatë një sulmi në shtëpinë, ku ajo jetonte bashkë me të fejuarin. Në një sulm të tillë, sipas shumë burimeve, policët nuk ishin prezantuar si të tillë. Tre policët, një nga të cilët u pezullua, thanë më pas se iu përgjigjën të shtënave të burrit që jetonte me Tejlor.

E teksa në gjithë botën po mbështet në rrjetet sociale hashtagun #IStandWithLeëisHamilton, një zëdhënës i FIA-s i ka bërë të ditur BBC-së se Hemilton mund të hetohet për mesazhin në fanellë. “Është një hipotezë që po e marrim në konsideratë seriozisht. Po vlerësojmë nëse mesazhi ka përmbajtje politike”, – ka thënë zëdhënësi.

FIA ka mbështetur fushatën anti-racizëm dhe “Black Lives Matter” të ndërmarrë nga disa pilotë dhe veçanërisht nga Hemilton, por fanella që ai mbante në Muxhelo nuk ka këto karakteristika. Kampioni i botës rrezikon sanksione, që me shumë mundësi do të jetë një gjobë e konsiderueshme.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë