Motosport

Hemilton “përplas” Vershtapen që në start, kalon Leklerk në xhiron e fundit

Garë dramatike në Silverston, me momente paniku dhe parakalime në frymën e fundit. Ka triumfuar kampioni i botës, Ljuis Hemilton, në garën e 10-të sezonale, duke rihapur kampionatin. Piloti anglez u penalizua me 10 sekonda pas incidentit që në startin e garës me Maks Vershtapen. Për Ljuis Hemilton është fitorja e 99-të në karrierë, që ai e arrin në shtëpinë e tij.

Pas një kontakti mes dy rivalëve, makina Red Bull e holandezit është përplasur me barrierat mbrojtëse të pistës, por për fat të mirë nuk pati probleme shëndetësore për Vershtapen, që u detyrua të tërhiqet. Më pas Hemilton ka bërë një garë shumë të mirë, duke rikperuar pozicionet deri në vendin e parë.

Një garë të madhe ka bërë edhe francezi Sharl Leklerk me Ferrarin, por në xhiron e fundit ai u parakalua nga Hemilton dhe i duhet të kënaqet me vendin e dytë. Në vend të tretë ka dalë makina tjerër Mercedes e Valteri Botasit. Karlos Sainz e mbylli garën në vend të 6-të, pas dy makinave MekLaren të Norris dhe Riçardo. Pas kësaj fitorejetë Hemiltonit, kampionati bëhet edhe më interesant.

Makina e Vershtapen pas perplasjes. Gazeta Si, 18 korrik 2021

Sa i takon incicentit në fillim të garës, që nxorri jashtë loje Vershtapenin, drejtuesit e Red Bull-it kanë fajësuar Hemiltonin. “Është i gjithë faji i Hemiltonit. Falë Zotit, Vershtapen nuk pësoi dëmtime, - tha Horner për FIA-n nëpërmjet radios pas kontaktit mes makinës Red Bull dhe asaj Mercedes. – U lehtësuam kur pamë Maksin të hynte në qendrën mjekësore me këmbët e tij, por situata e incidentit është e qartë. Ljuis e di që kjo gjë nuk bëet, ishte një manovër shumë e rrezikshme", - shtoi më tej drejtuesi i Red Bull-it.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë