Motosport

Hemilton-Mercedes, rinovim deri në 2023-shin në garën e Gjermanisë

Ljuis Hemilton do të provojë sërish të barazojë rekordin e 91 fitoreve të Mikael Shumakerit pas dy të dielash në Nuerburgring. Dhe pikërish në fundjavën e “Çmimit të Madh” të Eifelit, sipas shtypit anglez, 6 herë kampioni i botës dhe Mercedesi do të njoftojnë vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2023. Një bashkëpunim që ka nisur që në vitin 2014.

Sipas “Daily Mail”, Hemilton dhe Mercedes do të synojnë tituj të tjerë së bashku edhe për tri vitet e ardhshme. E përditshmja britanike është e sigurt se palët kanë arritur akordin dhe gjithçka do të zyrtarizohet në garën e ardhshme në Gjermani. Skuderia gjermane dhe sponsorët pritet t’i ofrojë pilotit anglez 44 milionë euro për çdo sezon, një shifër që koincidon edhe me numrin e “shigjetës së zezë”.

Ljuies Hemilton. Gazeta Si, 30 shtator 2020

Do të ishte një fundjavë perfekte ajo e Nuerburgringut, ku Formula 1 ka etapën e radhës. Rinovim kontrate, fitore dhe barazim i rekordit të Shumakerit pikërisht në Gjermani, si dhe një tjetër hap drejt titullit të shtatë, do të mbyllnin qarkun e një fundjave ëndrrash për Ljuis Hemilton. Në garën e fundit në Soçi britaniku zuri vendin e 3-të për shkak të një penalizimi për një gabim para nisjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë