Motosport

Hemilton barazon Mikael Shumakerin dhe hyn në histori me 91 fitore

Nga sot, Ljuis Hemilton është piloti me më shumë fitore bashkë me Mikael Shumakerin në Formula 1, nga 91 secili. Kampioni në fuqi i botës ia doli të fitojë “Çmimin e Madh” të Eifelit, duke mundur Maks Vershtapenin e Red Bull-it dhe Daniel Riçardon me Reno. Vetëm një vend i shtatë për Ferrarin me francezin Leklerk.

Ljuis Hemilton ka kapur Everestin e sportit, atë që ëndërronte që fëmijë. Teksa ai zbriste nga makina, ka parë djalin e Mikael Shumakerit me kaskën e të atit, që ishte dhuratë për anglezin. Mik Shumaker, i cili shumë shpejt do të debutojë në Formula 1, i ka shtrënguar dorën anglezit, duke i thënë: “Komplimente, e ke merituar”. Hemilton është dukur shumë i emocionuar. “Nuk di çfarë të them, është një nder i madh”, - ishte përgjigja falënderuese e tij.

https://twitter.com/F1/status/1315293790119301121?s=20
Momenti kur Mik Shumaker i dhuron kaskën e të atit Hemiltonit. Gazeta Si, 11 tetor 2020

Dihej që ky rekord nuk do të vononte dhe ja ku erdhi në Gjermani, në vendin e Mikael Shumakerit. Ljuis Hemilton ka edhe 6 gara për të shkuar më tej, por dita e madhe është sot. Gara ishte një tjetër provë force për Mercedesin. Valteri Botas provoi të fitonte, pasi u nis i pari, por problemet teknik të makinës së tij i hapën rrugën fitores së Hemiltonit, i cili në xhiron e 13-të mori kryesimin e garës dhe nuk e lëshoi më.

Red Bull-i i Maks Vershtapen e ndoqi anglezin derisa mundi. Pas tyre e mbylli garën Daniel Riçardo, i cili kërkoi me çdo kusht ta mbyllte aventurën me Reno me një pod. Leklerk zuri vendin e shtatë, kurse Sebastian Fetel të 11-in.

https://twitter.com/F1/status/1315280732177289216?s=20
Renditja e pilotëve pas garës së Eifelit. Gazeta Si, 11 tetor 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë