Lajme

Helmimi masiv në rrobaqepësi, dyshohet nga gazi i kondicionerit

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një rrobaqepësi në Fllakë të Durrësit, ku rreth 40 punonjëse janë ndjerë keq me simptoma helmimi dhe ku 8 punëtorë janë shoqëruar në spital.

Nga veprimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor, ka rezultuar se në ambientet e brendshme të rrobaqepësisë , në një cep kanë qenë disa kondicionerë.

Sot disa punëtorë i kanë lëvizur kondicionerët për t’i nxjerrë jashtë ambienteve të punës dhe dyshohet se gjatë lëvizjes kanë lëshuar gaz helium dhe ky ka qenë shkaku që punëtoret nuk janë ndier mirë nga ana shëndetësore.

Gjendje shëndetësore e tyre është përmirësuar, ku 6 prej të cilave kanë dalë nga spitali dhe 2 janë dërguar në spital në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është shoqëruar pronari i rrobaqepësisë, shtetasi Italian G.S., I cli po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë