Heidi Klum dhe burri i saj Tom Kaulitz janë vënë në karantinë veç e veç, ndërsa presin rezultatet e testimeve për koronavirus.
Supermodelja 46-vjeçare u shqetësua se kishte koronavirus pasi u sëmur gjatë kohës që ishte në setin spektaklin “America’s Got Talent”, por nuk ishte në gjendje të bënte testimet e nevojshme, për shkak të numrit të ulët të tamponëve në dispozicion në SHBA.
“Si shumë prej jush, edhe unë kam qenë e sëmurë gjatë gjithë javës dhe, për fat të keq, burri im që u kthye nga turneu i tij disa ditë më parë, gjithashtu ndjehet i sëmurë. Për të qenë të sigurtë, ne po qëndrojmë larg derisa të marrim përsëri rezultatet e testeve tona”, tha Klum në një postim të sajin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.