Kuriozitete

Harta globale e bletëve, ku ndodhen 20.000 llojet?

Ndodhen rreth 20.000 lloje bletësh në tokë por askush nuk e di shpërndarjen e tyre. Disa studiues në Singapor dhe Kinë kanë krijuar një hartë globale të bletëve dhe siç ato shprehen, kjo do të ndihmojë në ruajtjen e bletëve të cilat janë shumë të rëndësishme.

Bletët “po përballen me presionin” nga humbja e habitatit dhe përdorimi i pesticideve.

Megjithatë, pak dihet për grupin e specieve që jetojnë në çdo kontinent, përveç Antarktidës, duke filluar nga bletët e vogla  deri te bletët me madhësinë e gishtit të madh të njeriut.

Alice Hughes, një ndër studiueset, tregon rëndësinë e bletëve në jetën tonë dhe sa duhet ti mbrojmë ato.

“Deri më tani, nuk kemi pasur të dhëna për të treguar se ku ndodhen shumica e bletëve në planet dhe ne po bashkojmë miliona të dhëna për të krijuar hartat e para të pasurisë globale të bletëve dhe për të kuptuar se ku ndodhen.” tha Alice.

Ajo tregon se kur të krijohet harta deri në fund, atëherë mund të formohet baza e punës në të ardhmen, duke na mundësuar që të kuptojmë më mirë pasurinë që bletët na japin dhe të sigurojmë që ato të ruhen në mënyrë efektive në të ardhmen.

Disa bletë, të tilla si bletët në Europë dhe Amerikën e Veriut, janë studiuar mirë por në rajone të tjera, të tilla si pjesë të mëdha të Azisë dhe Afrikës, dokumentacioni ka qenë i rrallë.

Ndërsa mbetet shumë për të mësuar rreth asaj që nxit diversitetin e bletëve, ekipi hulumtues shpreson që puna e tyre të ndihmojë në ruajtjen e bletëve si pllenues globalë.

John Ascher pedagog në Universitetin e Singaporit tha se duke krijuar një bazë të besueshme mund të dallojmë zonat më pak të përshtatshme për bletët nga zonat ku bletët duhet të lulëzojnë, por janë zvogëluar nga kërcënime të tilla si pesticide, humbje e habitatit natyror dhe duke “kullotur” tej mase.

Si u bë harta?

Për të krijuar hartën e tyre, studiuesit krahasuan të dhënat në lidhje me shfaqjen e specieve individuale të bletëve me një listë kontrolli me mbi 20,000 specie të përpiluara nga Ascher.

Kjo dha një pamje më të qartë se si shumë lloje të bletëve shpërndahen në të gjithë botën.

Studimi ka konfirmuar se ndryshe nga krijesat e tjera, të tilla si zogjtë dhe gjitarët, bletët gjenden në zona të thata. Ka më shumë në Hemisferën Veriore sesa Jugore, në pjesë të Amerikës, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Ka shumë më pak specie bletësh në pyje dhe xhungla sesa në mjediset e shkretëtirës sepse pemët priren të sigurojnë më pak burime ushqimi për bletët sesa bimët dhe lulet.

Pse duhet të mbajmë gjurmët e popullatave të insekteve?

Rënia e raportuar në disa popullata insektesh ka shkaktuar alarm, me thirrje për një monitorim më të mirë.

Insektet shpesh neglizhohen në vlerësimet globale të biodiversitetit, në krahasim me gjitarë, zogjtë, zvarranikët dhe amfibët.

Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë