Harry dhe Meghan, të cilët njoftuan se po presin fëmijën e tyre të dytë të dielën, vitin e kaluar u larguan nga familja mbretërore duke hequr dorë dhe nga rolet e tyre pas mosmarrëveshjeve me antarët e tjerë të familjes.
Meghan dhe Harry u martuan në 2018, një martesë që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. Ato u transferuan në Kaliforni vitin e kaluar dhe që atëherë kanë pasur një sërë problemesh me shtypin britanik ku nuk kanë munguar as paditë nga ana e çiftit.
Ato kanë vendosur të thyejnë heshtjen duke dhënë intervistë për Oprah Winfrey, një intervistë që do të transmetohet më 7 mars.
Winfrey, një nga gratë më të pasura dhe më me ndikim të Amerikës, do intervistojë njëherë Meghan dhe pastaj të dy bashkë ku do të thonë gjithçka.
Pallati Buckingham nuk pranoi të komentojë.
Një burim tha se përderisa Harry dhe Meghan nuk janë më anëtarë të familjes mbretërore, çdo vendim që ata marrin në lidhje me angazhimet në media varet nga ata. Ata nuk kanë asnjë detyrim të informojnë familjen mbretërore për plane të tilla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.