Politike

Haradinaj: Kurti do të zhgënjejë! Tjetër teoria, tjetër qeverisja

Ramush Haradinaj mendon se Albin Kurti si Kryeministër do të jetë një zhgënjim i madh për qytetarët e Kosovës.

Në një intervistë dhënë për emisionin “Info Magazine”, Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe edhe arsyen pse.

“Nuk shoh kapacitete qeverisëse tek ai. Dogma, teoria dhe marrja me diskutimet publike dhe kritikat janë një tjetër gjë dhe qeverisja është tjetër gjë”, tha ai.

Megjithatë, Haradinaj u zotua se do të mbështesë qeverinë e re në çdo vendim, apo nismë që mendon e beson se i shërben Kosovës. Mbështetjen e parë e ofroi që me sigurimin e shumicës, por jo duke hyrë në koalicion me Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ne jemi opozitë, por jemi gati që të ndihmojmë përmes ndonjë formule, a ndonjë gjë tjetër ngritjen sa më parë të Qeverisë. Çdo temë që ka të bëjë me Kosovën, do ta përkrahim. Aty ku do të gabojë, normal që do të mbajmë qëndrim kundër”, vijoi ai.

Haradinaj e theksoi mbështetjen për krijimin e Qeverisë së re me arsyetimin se vendi nuk duhet të jetë pa një qeveri në këtë periudhë të vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë